Tarifat për shërbimet që do të ofrojë Shërbimi Përmbarimor Privat
Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përcakton tarifat për shërbimet që do të ofrojë Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë udhëzim dhe po i boton në numrin e sotëm të gjitha këto tarifa. Pas miratimit të ligjit në fillim të këtij viti, specialistët e Ministrisë së Drejtësisë nisën menjëherë shqyrtimin e alternativave për të përcaktuar tarifat për këtë shërbim të ri. Tarifat nuk janë të vlefshme vetëm për qytetarët që do të preferojnë të ekzekutojnë një vendim gjykate më shpejt, por edhe për shtetin, për të gjitha shërbimet që do të kërkojë.
Udhëzimi
Sipas këtij udhëzimi, përmbaruesi privat ka të drejtë të vendosë një tarifë në masë dhe sipas procedurës të parashikuar në këtë udhëzim. Specialistët kanë përcaktuar se tarifa e një subjekti përmbarimor përbëhet nga një tarifë normale, përveç tarifës shtesë që mund të vihet sipas kushteve që përcakton ligji për shërbimin përmbarimor privat. Këto tarifa janë të vlefshme për të përcaktuar kështu edhe koston që do të jetë jo vetëm për përmbaruesin, por edhe për qytetarin që do të përfitojë nga ky shërbim. Personi që duhet të paguajë tarifën e subjektit përmbarues është debitori, ndaj të cilit ka filluar procedura e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit. Ai detyrohet t’i paguajë tarifë subjektit përmbarimor në përfundim të procesit të ekzekutimit. Në rastet e ekzekutimeve të pasuksesshme, personi përgjegjës për pagimin e tarifës është kreditori. Po i njëjti detyrim vlen edhe për debitorin solidar, i cili, në mënyrë solidare, përgjigjet për pagesën e detyrueshme ndaj përmbaruesit.
Tarifat
Në rast të përmbushjes së detyrimeve financiare ose përmbushjes së detyrimeve jofinanciare, tarifat do të mblidhen me përfundimin e veprimeve përmbarimore, përveç rasteve të parashikuara në ligj. Në rast të përmbushjes së detyrimit përpara përfundimit të afatit të ekzekutimit vullnetar, tarifa bazë e subjektit përmbarues, që është paguar nga debitori, kthehet në masën e gjysmës së shumës të parashikuar në këtë udhëzim. Nëse ky detyrim financiar, që i nënshtrohet ekzekutimit të detyrueshëm mblidhet pjesërisht, subjekti përmbarues mund të mbledhë, si tarifë të tij/të saj, vetëm një shumë proporcionale me vlerën e mbledhur të detyrimit. Tarifa shtesë për një veprim përmbarimor specifik mblidhet menjëherë pas kryerjes së veprimit përmbarimor.
Parapagimi
Një subjekt përmbarues është i detyruar të marrë parapagim nga kreditori - kërkuesi përpara procedurës së ekzekutimit. Nëse kreditori - kërkuesi nuk parapaguan, një subjekti përmbarues nuk i lejohet të fillojë procedurën e ekzekutimit. Në këtë rast, subjekti përmbarues i kthen menjëherë dokumentet ligjore të paraqitura prej tij. Parapagimi nuk kërkohet vetëm në ato raste kur një person fizik që paraqet për ekzekutim një vendim të marrë gjatë procedimit gjyqësor, kur personi fizik ka qenë plotësisht ose pjesërisht i çliruar nga pagesa për ndihmë juridike ose pagesa e një tarife shtetërore, për shkak të paaftësisë paguese. Po kështu parapagimi nuk është i detyrueshëm në ato raste kur një person fizik paraqet për ekzekutim një vendim të marrë gjatë një procedimi penal me të cilin shlyhet një detyrim për kompensim të një dëmi të shkaktuar personit fizik në një vepër penale. Së fundmi parapagimi nuk duhet edhe për rastet kur kemi të bëjmë me paditë për detyrim ushqimor.
Nëse paraqiten për ekzekutim nga kërkuesi dokumentet ligjore për pagimin e detyrimit nga debitori të një shume që kalon 500 000 lekë, tarifa e subjektit përmbarues llogaritet si më poshtë:
a) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 500 001 deri në 600 000 lekë, është 5.8% e vlerës së padisë;
b) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 600 001 deri në 700 000 lekë është 5.6% e vlerës së padisë;
c) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 700 001 deri në 800 000 lekë është 5.4% e vlerës së padisë;
d) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 800 001 deri në 900 000 lekë është 5.2% e vlerës së padisë;
e)tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 900 001 deri në 1 000 000 lekë është 5.0% e vlerës së padisë;
f) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë 1 000 001 deri në 2 000 000 lekë është 4.8% e vlerës së padisë;
g) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 2 000 001 deri në 4 000 000 lekë është 4.6% e vlerës së padisë;
h) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 4 000 001 deri në 6 000 000 lekë është 4.4% e vlerës së padisë;
i) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 6 000 001 deri në 8 000 000 lekë është 4.2% e vlerës së padisë;
j) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 8 000 001 deri në 10 000 000 lekë është 4.0% e vlerës së padisë;
k) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 10 000 001 deri në 20 000 000 lekë është 3.8% e vlerës së padisë;
l) Tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 20 000 001 deri në 30 000 000 lekë është 3.6% e vlerës së padisë;
m) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 30 000 001 deri në 40 000 000 lekë është 3.4% e vlerës së padisë;
n) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 40 000 001 deri në 50 000 000 lekë është 3.2% e vlerës së padisë;
s) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 50 000 001 deri në 60 000 000 lekë është 3.0% e vlerës së padisë;
t) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 60 000 001 deri në 70 000 000 lekë është 2.8% e vlerës së padisë;
v) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 70 000 001 deri në 80 000 000 lekë është 2.6% e vlerës së padisë;
x)tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 80 000 001 deri në 90 000 000 lekë është 2.4% e vlerës së padisë.
Norma e tarifës së subjektit përmbarues për një padi, vlera e së cilës është më e madhe se 90 000 000 lekë është 2 160 000 lekë + 0.1% për një vlerë që kalon 90 000 000 lekë.
4. Parapagimi i një tarife të subjektit përmbarues është 20 000 lekë për vlerat e padisë, të specifikuara në nënndarjen 2 të këtij seksioni dhe 30 000 lekë për vlera të padisë të specifikuara në nënndarjen 3 të këtij seksioni.
Veprimet përmbarimore me norma tarifë për objekte të pavlerësueshme
Tarifa e subjektit të përmbarimit paguhet mbi bazë e një norme fikse për veprimet e mëposhtme përmbarimore:
a) reklamimin e një sendi të luajtshëm;
b) lirim sendi të paluajtshëm;
c) marrje fëmije dhe lejimi i së drejtës së vizitës;
d) organizimi i ankandit;
e) zbatimi i një vendimi gjykate, nëpërmjet të cilit debitori duhet të përmbushë një detyrim të caktuar.
Në rastin e një ankandi, tarifa e subjektit përmbarimor do të jetë një shumë e barabartë me pagë minimale mujore zyrtare. Tarifa do të paguhet nga bashkëpronari që bën ofertën më të mirë.
Tarifa për lirimin e sendit të paluajtshëm është e barabartë me shumën e dy pagave minimale zyrtare mujore.
Tarifa që kërkohet për paditë me objekt detyrimi ushqimor
1. Tarifa bazë që paguhet për një padi me objekt detyrim ushqimor është një shumë e plotë që përputhet me normë minimale të detyrimit ushqimor të pacaktuar me ligj. Kjo tarifë arkëtohet
së bashku me pagesën e parë mujore. Nëse debitori paguan vetë një pjesë të pagesës së detyrimit ushqimor, subjekti i përmbarimit arkivon një tarifë që është në raport me shumën e pretenduar.
2. Nëse debitori i pezullon pagesat e detyrimit ushqimor, si rezultat i të cilave kryhen veprime përmbarimore shtesë, me qëllim që të sigurohet përmbushja e mëtejshme e pretendimit,
subjekti i përmbarimit ka të drejtë të kërkojë një tarifë shtesë në një shumë që përputhet me gjysmën e normës minimale të detyrimit ushqimor të parashikuar me ligj.
3. Nëse ka vonesa në pagesat e detyrimit ushqimor dhe është e përcaktuar shuma e këtyre prapambetjeve, tarifa për arkëtimin e shumës ose borxhit llogaritet sipas tabelës së normës së
tarifave.
4. Me transferimin e një çështjeje përmbarimore nga një subjekt përmbarimor në një tjetër, nuk kërkohet pagesa e përsëritur e tarifës bazë nga debitori, me kusht që subjekti përmbarues që
Transferon çështjen ta ketë arkëtuar këtë tarifë.
Tarifat për sigurimin e padisë
Një tarifë për ekzekutimin e një vendimi të ndërmjetëm, për sigurimin e padisë, bazohet në vlerën e padisë dhe paguhet si më poshtë:
a) nëse vlera e padisë është deri në 500 000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me një të katërtën e pagës minimale mujore zyrtare;
b) nëse vlera e padisë është ndërmjet 500 001 dhe 2 000 000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me gjysmën e pagës mujore minimale zyrtare;
c) nëse vlera e padisë është më shumë se 200 000 lek, tarifa është një shumë e barabartë me pagën minimale zyrtare mujore.
2. Nëse vendimi për sigurimin e një padie ka të bëjë me një pretendim jomonetar ose vlera e padisë nuk është e përcaktuar, në rastin e ekzekutimit të një vendimi me këtë objekt ose të revokimit të tij, tarifa e subjektit përmbarimor është një shumë e barabartë me një të tretët e pagës minimale zyrtare mujore.
Tarifat e pagueshme për kopjen e dokumenteve dhe lëshimin e certifikatave
1. Një person, që kërkon lëshimin e një kopjeje paguan për këtë kopje. Kjo dispozitë nuk zbatohet për një autoritet administrativ ose pjesërisht në procedim që ka të drejtë të marrë një raport mbi kryerjen e një veprimi përmbarimor, nëse ky dokument i lëshohet personit për herë të parë.
2. Tarifa e subjektit përmbarimor, për përgatitjen e një kopjeje të një dokumenti është:
a) 20 lekë për një faqe formati A4;
b) 25 lekë për një faqe format A3.
3. Një subjekt përmbarimor merr një tarifë prej 200 lekësh për lëshimin e një certifikate në lidhje me një veprim përmbarimor. Nëse certifikata jepet në lidhje me një çështje me objekt detyrim
ushqimor, tarifa i subjektit përmbarimor është 60 lek .
3 Dhjetor 2009