PD: Ne listat e PS, trafikante droge, Rama fsheh te verteten
Pak dite pas deklarates se bere nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, se ne skuadren e rilindjes nuk ka asnje kandidat per deputet me precedente penale, demokratet publikuan dokumente qe sipas tyre vertetojne te kunderten. Kandidati per deputet i PD-se, Gerti Bogdani, akuzoi se dokumentet nxjerrin hapur se Artur Bushi eshte arrestuar si pjese e nje rrjeti te trafikut te droges nga Amsterdami deri ne Itali. Duke shtuar se ky eshte vetem nje shembull. Ai akuzoi Ramen se po fsheh serish te verteten nga qytetaret si per kete ceshtje edhe per hetimin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. “Mediat amerikane dhe ato shqiptare kane njoftuar dhe botuar dokumente se kete jave, ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara eshte kerkuar nje investigim nga ana e FBI-se mbi Edi Ramen per pastrim parash. Gjithashtu kongresi i SHBA, ka kerkuar edhe nga Komisioni Zgjedhor Federal i Shteteve te Bashkuara qe te investigohet Edi Rama, per mundesine e “konspiracionit per shmangie te ligjit elektoral te Shteteve te Bashkuara”, - denoncoi Bogdani. Sipas tij, Rama ka promovuar fotografine me Presidentin Barack Obama por nuk e ka bere kete foto nepermjet nje marredhenie personale. Bogdani theksoi se sipas burimeve te mediave, Rama ka paguar per kete foto, ne menyre ilegale, duke kryer pastrim parash nepermjet nje shqiptari qe merret me limuzina dhe qe jeton ne Shtetet e Bashkuara. “Sipas kodit 2 USC 441e, seksioni (a), te Shteteve te Bashkuara: “Eshte e jashteligjshme per nje qytetare te huaj, ne menyre direkte ose indirekte, te jape kontribute ose dhuroje para ose cfare do lloj vlere tjeter, ne lidhje me zgjedhjet Federale, Shteterore ose lokale. Pikerisht per keto arsye dhe keto fakte, Kongresi i SHBA ka kerkuar nga FBI hetimin e Edi Rames per pastrim parash dhe nga Komisioni Zgjedhor Federal i SHBA hetimin per nje veper tjeter penale thyerjen e hapur te Kodit Zgjedhor te SHBA qe ndalon shtetasit e huaj te nderhyjne direkt ose indirekt ne cfare do lloj menyre kontribute, dhurata para apo vlera tjera ne fushaten elektorale te SHBA”, - theksoi Bogdani. Ne keto kushte, ai i kerkoi pergjigje kreut socialist se perse dyshohet se ka shkelur kodin penal dhe zgjedhor te nje nga partnereve tane me te rendesishem global? “Mos Edi Rama e kupton diplomacine te tille? A do ta terheqe Rama foton ilegale nga publikimi? Dhe a do ti kerkoje ndjese Rama Presidentit Barack Obama per skemen ilegale qe ka perdorur?”, - vijoi demokrati.
PYETJE
Ne emer te PD, Bogdani kerkoi dje pergjigje nga kreu socialist, Edi Rama, se perse dyshohet se ka shkelur kodin penal dhe zgjedhor te nje nga partnereve tane me te rendesishem global? Mos Rama e kupton diplomacine te tille? A do ta terheqe ai foton ilegale nga publikimi? Dhe a do ti kerkoje ndjese Rama Presidentit Barack Obama per skemen ilegale qe ka perdorur?
AKUZA
“Edi Rama e ka fshehur te verteten nga qytetaret ne menyre sistematike. Tashme eshte koha qe Rama te dale para qytetareve dhe mos ti mashtroje me per aktivitetet ilegale te tij dhe te Partise Socialiste. Ndonese Edi Rames mund ti duket shaka pastrimi i parave, dukshem, Kongresi i Shteteve te Bashkuara nuk eshte dakord me te”, - u shpreh dje kandidati per deputet i PD, Bogdani.