Bashkia e Tiranës pajis me hipotekë 45 familje, Basha: Rama bëri veshin e shurdhër
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka shpërndarë ka pajisur me dokumentin e pronësisë 45 familje për banesat e tyre të ndërtuara deri në muajin gusht të vitit 1991.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shpërndau personalisht dokumentin e pronësisë gjatë një takimi të zhvilluar në Shkozë me familjarët që morën hipotekat.
“Për banesat e ndërtuara deri në gushtin e vitit 1991 dhe të pa hipotekuara me interesimin e Bashkisë së Tiranës, qeveria bëri të mundur aktin normativ për hipotekimin e banesave që llogariten në 1500 në mbarë Tiranën. Hapja e kësaj rruge erdhi nisur nga problemi i banorëve të Tiranës që Bashkia i dëgjoi. Dëshmitarët janë këtu që Bashkia më parë ka bërë veshin shurdhër pasi nuk ka dashur t’ia dijë”, u shpreh Basha.
Basha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku tha se Rama përpiqet të kapet pas justifikimeve për premtimin e pa mbajtur për 11 vite. Ndërkohë i ka bërë thirrje banorëve që të paraqesin kërkesat në Bashki, duke premtuar se 120 ditë pas aplikimit Bashkia do i dërgojë certifikatën e pronësisë
“Për 11 vite me radhë problemi juaj nuk u dëgjua dhe jo me nuk u zgjidh dhe sot nuk ka nevojë për koment më për banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vlorës apo Shkodrës. Jo të bësh veshin e shurdhër dhe të gjesh justifikim se është gjëja me e thjeshte në botë”, u shpreh Basha.
(e.m/BalkanWeb)