E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës nis dezinfektimin e institucioneve arsimore

Bashkia Tiranë ka nisur dezinfektimin e shkollave në të gjitha njësitë administrative. Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Tiranë, e cila njofton se pas lyerjeve nisi dezinfektimin në shkollën ”Aleks Buda”, në njësinë 11 “Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë”, thuhet në njoftim. Masat e marrë nga bashkia e Tiranës për përgatitjen e institucioneve arsimore kanë vijuar prej javësh, por në ditë e fundit ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme të shkollave për të parandaluar infektimin e nxënësve dhe mësuesve nga virusi COVID-19.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›