Kisha Katolike thirrje për vaksinim, Frendo: Detyrim moral për çdo qytetar

Pandemia e virusit korona prej dy vitesh ka paralizuar jetën dhe aktivitetet fetare në Shqipëri. Të shumtë ishin besimtarët të cilët me përhapjen e virusit u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe nuk mundën dot të faleshin në vendet e tyre të kultit. Kryeipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit, imzot George Frendo duke treguar edhe eksperiencën e vet teksa u kurua në itali, u bën thirrje qytetarëve që të mos ngurojnë të marrin vaksinën pasi së pari është një detyrim moral dhe së dyti do të parandalohet të mos përsëritet ajo që ndodhi dy vite më parë.
Imzot Frendo thotë se kisha katolike e Shqipërisë gjatë vjeshtës parashikon të ketë protokolle të tjera për meshat dhe festat e rëndësishme fetare.
Krerët e komuniteteve fetare në vend u kanë bërë thirrje gjithnjë besimtarëve dhe qytetarëve jo besimtarë që të bëhen pjesë e fushatave kundër përhapjes së virusit korona pasi siç shkruhet edhe në librat e shenjtë e keqja mundet duke u bashkuar.