E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lehtësohet proçesi i regjistrimit në kopshte dhe çerdhe

Prindërit që i kanë fëmijët në çerdhe tashmë do ta kenë punën e regjistrimit më të thjeshtëzuar. Pasi, ata mund të kalojnë automatikisht në kopsht. 
Prej dy vitesh, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka reduktuar punën e kopshteve duke lehtwsuar procedurën e mbledhjes së dokumenteve dhe kohën për prindërit.
Ndërsa pjesa tjetër, që regjistrohen për herë të parë, duhet tw bwjnw gati një listë dokumentesh për t’i dorëzuar në kopshtin ku dëshirojnë ta regjistrojnë të voglin/ën e tyre.
Mësohet se dy javët e para të shtatorit, nga data 1-15, do të kryhet aplikimi, ndërsa kërkesat do të marrin përgjigje në kohë rekord. 
Gjithashtu në shtator do të rihapet një minisezon aplikimesh me qëllim për të mbushur vendet që mbeten të lira nga ata që ndërrojnë mendje apo nuk duan ta frekuentojnë.
Kategoritw që kanë prioritet janë nëntë kategori të familjeve në nevojë, që përveçse janë të parët që pranohen në listën e aplikimeve, e përfitojnë shërbimin pa kurrfarë pagese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›