E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sigurimi vullnetar, mundësi më shumë për skemën e pensioneve

Sigurimi shoqëror vullnetar është një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ndau sot informacione për qytetarët e interesuar për t’u përfshirë në këtë skemë sigurimesh.

“Përmes kësaj skeme qytetarët mund të përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar”, tha Denaj.

Ajo theksoi se “me sigurimin vullnetar mbulohen disa fusha si për shembull për vitin korrent, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura”.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2021 është 6,480 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›