Bashkia e Tiranes nisme per rritjen e vetedijes qytetare dhe bashkepunimin ne komunitet
Tirane 18 shtator NOA - Bashkia e Tiranes dhe Policia Bashkiake nisi sot nje iniciative te re e cila synon pervec sanksioneve ndaj shkelesve te ligjit edhe te shprehe mirenjohjen per ate shumice perdoruesish mjetesh qe respektojne rregullat duke parkuar ne menyre te drejte.
Nepermjet kesaj inisiative Bashkia e kryeqytetit synon te rrite vetedijen qytetare se bashkepunimi ne komunitet i sherben nje jete me te mire komunitare.
Zyra e shtypit e Bashkise se Tiranes ben me dije se edhe policia bashkiake do te vazhdoje me vendosmeri te ndeshkoje ate pakice njerezish qe nepermjet mosrespektimit te rregullave te qarkullimit pengojne levizjen normale te mjeteve dhe kembesoreve ne qytet.
Bashkia thekson se bazuar mbi studimet urbane nderkombetare situatat problematike te qarkullimit ne Tirane nuk vijne si arsye e mungeses se kapacitetit te rrugeve dhe kryqezimeve problematike kjo me te cilen perballen sot qytetet me te medha evropiane por ne Tirane kapaciteti rrugor eshte mese i mjaftueshem per numrin e mjeteve qe qarkullojne.
Sipas bashkise problematika ne rruget e kryeqytetit vjen si pasoje e mosmenaxhimit te qarkullimit dhe edukates se dobet te perdoruesve te mjeteve dhe kembesoreve.
Pjese e rendesishme e planit te masave dhe shkaku kryesor ne rendimin e situates se qarkullimit eshte parkimi i gabuar ai per dy apo ne disa raste dhe per tre.
mit/NOA