Telemedicina Vasili Trajtimi ne kohe reale dhe me kosto te ulta arritje e ketij projekti
Tirane 18 shtator NOA - Telemedicina eshte nisma e fundit qe ministria e shendetesise ka publikuar permes projektit te financuar nga USAID dhe qe permes aparaturave te vendosura ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza dhe spitalet rajonale te Tiranes Durresit Korces Vlores Beratit dhe Kukesit do te mundesojne komunikimin ne kohe reale mes mjekeve shqiptare dhe atyre te huaj mbi vendosjen dhe trajtimin e rasteve te veshtira per tu trajtuar klinikisht.
Telemedicina mjekesia virtuale apo mjekesia ne distance eshte fjala e fundit e shkences mjekesore e cila edhe pse shumee re ne bote do te mund te aplikohet edhe ne vendin tone fale donacionit te USAID me nje vlere mese 1 milione USD.
Projektin e Telemedicines e beri publik vete ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne prani te zevendesdrejtorit te pergjithshem te USAID Refat Latifit amerikanit me origjine shqiptare qe ka ideuar dhe udhehequr implementimin e ketij projekti.
Sipas projektit ne fund te shtatorit nje grup mjekesh kryesisht drejtues te spitaleve ne rrethe do te trajnohen prane Universitetit te Arizones.
Nderkohe qe faza e pare e Telemedicines pritet te perfundoje ne fillim te muajit dhjetor. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate fjales se tij thekesoi se Telemedicina i vjen ne ndihme ne kohe reale permes teknologjise bashkekohore specialisteve te mjekesise shqiptare te fushave te ndryshme.
Sipas ministrit shume paciente qe deri dje duhet te shkonin ne klinika te specializuara jashte vendit permes telemedicines mund te trajtohen ne spitalet tona me te njejten cilesi dhe siguri nga specialistet tane nen konsulten e kolegeve te huaj por tashme me kosto shume te ulet.
Telemedicina nuk krijon vetem akses per trajtimin me cilesor te pacienteve ne vendin tone por gjithashtu siguroi ministri Vasili sherben si nje shkolle e madhe edukimi ne distance kualifikimi e specializimi te eksperteve tane te shendetit mjekeve dhe infermiereve kundrejt nje kostoje shume te ulet ose edhe fare pa te. Zoti Vasili garantoi se edhe libraria elektronike mjekesore do te jete nje tjeter arritje e madhe e projektit madheshtor te telemedicines.
Ne kete project te telemedicines do te mundesohet bashkepunimi mes mjekeve shqiptare dhe te huaj ne kirurgji traumatologji kardiokirurgji urgjencen shendetesore si goditjen ne tru apo hemoragjine cerebrale kardiologjine si edhe dhe fusha te tjera te mjekesise.
Permes komunikimit ne kohe reale me koleget e huaj konsultimit te rasteve dhe nderhyrjeve ne distance per rastet e renda do te behet i mundur jo vetem mjekimi bashkekohor i pacienteve ne vendin tone por edhe shkembimi i eksperiences shkurtimi i kohes rritja e cilesise se sherbimit si dhe ulja e kostos se trajtimit.
mit/NOA