Telemedicina mjeket shqiptare nisen per tu trajnuar ne SHBA
Telemedicina mjekesia virtuale apo mjekesia ne distance eshte fjala e fundit e shkences mjekesore e cila qe prej muajit dhjetor fillon implementimin edhe ne Shqiperi. Ne fund te shtatorit nje grup mjekesh kryesisht drejtues te spitaleve ne rrethe do te trajnohen prane Universitetit te Arizones ne SHBA per te marre kualifikimin e duhur per zbatimin e telemedicines ne vendin tone. Aparaturat jane vendosura ne qendren spitalore universitare Nene Tereza ne Spitalin rajonal Durres Korce Vlore Berat dhe Kukes. Keto aparatura mundesojne komunikimin ne kohe reale mes mjekeve shqiptare dhe atyre te huaj mbi vendosjen dhe trajtimin e rasteve te veshtira per tu trajtuar klinikisht. Telemedicina u vjen ne ndihme ne kohe reale permes teknologjise bashkekohore specialisteve te mjekesise shqiptare te fushave te ndryshme. Shume paciente pse jo te gjithe ata qe deri dje duhet te shkonin ne klinika te specializuara jashte vendit permes telemedicines mund te trajtohen ne spitalet tona me te njejten cilesi dhe siguri nga specialistet tane nen konsulten e kolegeve te huaj por tashme me kosto shume te ulet - tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Sipas ministrit telemedicina nuk krijon vetem akses per trajtim me cilesor te pacienteve ne vendin tone por gjithashtu sherben si nje shkolle e madhe edukimi ne distance kualifikimi e specializimi per specialistet tane te shendetit mjek e infermiere me kosto te ulet ose pa kosto fare.
Kirurgjia traumatologjia kardiokirurgjia urgjenca shendetesore si goditja ne tru apo hemorragjia cerebrale kardiologjia por dhe fusha te tjera jane fushat ne te cilat do te mundesohet bashkepunimi mes mjekeve shqiptare dhe te huaj. Permes komunikimit ne kohe reale me koleget e huaj konsultimit te rasteve dhe nderhyrjeve ne distance per rastet e renda duke bere te mundur jo vetem mjekimin bashkekohor te pacienteve ne vendin tone por dhe shkembimin e eksperiences shkurtimin e kohes rritjen e cilesise se sherbimit si dhe uljen e kostos se trajtimit. Ky ishte nje donacion me vlere 1 milion dollare nga USAID-i.
19 Shtator 2010