E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës paguan me paratë e shqiptarëve një DJ me famë botërore

Nuk e dimë nëse kjo është një reminishencë e punës që bënte dikur vetë zoti Basha në Hollandë, por një DJ me famë botërore, i lindur në Hollandë, do performojë në Tiranë në një koncert, që për çudi ka si sponsor Bashkinë e Tiranës. Pa nisur ende mirë punën, kur Tirana është tejmbushur nga plehrat, pluhuri e kaosi, kur Lana po shkon drejt degradimit të plotë, kur Liqeni Artificial është drejt shkatërrimit dhe kur Kopshti Botanik, kodrat rreth Tiranës e lumi i Erzenit po shkatërrohen nga projekti për Unazën e Madhe, kur dhjetëra shtëpi po prishen pa kriter, dhe kur një drejtor i policisë bashkiake është kthyer në një kauboj i tipit uestern, Bashkia e Tiranës do shpenzojë paratë e qytetarëve për të sjellë një DJ super të shtrenjtë në Tiranë. Për më tepër, ky është një aktivitet me sponsorë privatë, ku hyrja është me pagesë. Disa të rinj shqiptarë kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi online, duke kërkuar që Bashkia të bëjë transparencë për fondet që shpenzon. Sipas tyre, në asnjë vend të botës së zhvilluar Bashkia nuk mbështet një DJ me paratë e taksapaguesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›