FOTO LAJM: Nga Zoti i Luftës tek Zoti i Plehrave!
Të rinjtë e Kuvendit Civil kanë organizuar një aksion në Tiranë, duke ngjitur postera me fytyrën e Fatmir Mediut, i cili akuzohet për projektin e importit të plehrave në Tiranë.
Nga Zoti i Luftës, tek Zoti i Plehrave. Ky është Ministër Frankeshtanji shqiptar, vetë dora e zezë e ferrit njerëzor. Nuk i mjaftoi gjëma me 26 jetë në Gërdec, por kërkon që së bashku me dorën e mafias italiane të marrë dhe jetët e atyre pak shqiptarëve të mbetur që po vdesin nga varfëria. Ti themi ndal kësaj plehre Ministër Oborri, për hir të shëndetit tonë, por dhe të familjes së tij, jo vetë atij. Do të mbahet mend si plehra numër 55 e Shqipërisë, ose Fatmir Plehra. Ky njeri ka humbur përgjegjshmërinë dhe ndjenjat njerëzore dhe nuk loton për ne, por për Krokodilin. Ta ndalim sa nuk është vonë, ta hedhim në koshin e plehrave! Kur të shihni këtë person ruani veten dhe shokun. Kujdes! Mediu vret, thuhet në deklaratën e Kuvendit Civil.


