Bashkia e Tiranës përfundon punimet në sheshin Shtraus
Bashkia e Tiranës përfundon punimet për rikualifikimin urban të sheshit “Shtraus” i cili ndër të tjera do tu ofrojë banorëve të zonës një hapsirë të nevojshme pushimi. Rama u shpreh i kënaqur që rehabilitimi erdhi nga degjesat me qytetarët.
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rikualifikimin urban të sheshit “Shtraus” i njohur ndryshe si Xhamlliku, përmes rikualifikimit të tij kryeqyteti përfiton tashmë një shesh të ri urban. Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, është shprehur i kënaqur për përfundimin e punimeve që transformuan pamjen dhe vlerën e zonës gjë që sipas tij erdhi si rezultat i dëgjesave publike me qytetarët.
“Jam shumë i kënaqur dhe krenarë për përfundimin e këtij projekti, i cili i jep një cilësi tërësisht të re kësaj zone, i jep një pikë të re referimi të gjithë komunitetit të zonës dhe transformon jo vetëm pamjen por edhe vlerën e zonës dhe vlerën e të gjithë këtyre banesave dhe hapsirqave të biznesit rreth e rrotull”- u shpreh kryebashkiaku Rama.
Më tej Rama shtoi, “kjo është një arritje e përbashkët në të gjithë këtë komunitet dhe ky projekt është rezultat i dëgjesave publike dhe mbajtes shënim të një kërkese këmbëngulse të komunitetit për të pasur këtu një nga qendrat që do të përbëjnë rrjetin e Tira\nës policentrike” – theksoi Rama.
Ndriçimi është një element i rëndësishëm në projektin e rikualifikimit të sheshit, i konceptuar që veç trotuareve dhe rrugëve ti shërbejë edhe platformës së mbjellë me pemë. Ndërsa një nga komponentët më të rëndësishëm në projekt është edhe ndërhyrja në fasadat ekzistuese të objekteve. (a.r/news24/balkanweb)