Ministria: Jane prodhuar mbi 403 mije karta

“Kane aplikuar deri me tani mbi 500 mije qytetare, jane prodhuar 403 744 leternjoftime elektronike, nga te cilat 306 560 jane derguar ne zyrat e shperndarjes. Prane zyrave perkatese jane derguar te gjitha leternjoftimet per aplikimet deri me 31 Mars. Njekohesisht u bejme thirrje qytetareve qe kane aplikuar, te paraqiten prane ketyre zyrave per te terhequr leternjoftimet”, njoftoi zedhenesi i Ministrise.
Nderkohe qe Ministria e Brendshme ne komunikim e fundit zyrtar ne lidhje me numrin e aplikanteve ne daten 1 prill kishte njoftuar se kompania koncensionare kishte prodhuar 293 mije leternjoftime.
Ne 12 ditet e para te ketij muaji jane prodhuar 120 mije karta, mesatarisht 10 mije ne dite, 5 mije me pak nga sa ishte premtuar deri me tani, cka tregon edhe numrin e vogel te aplikanteve ne fillimin e prillit.