“Kartat”, PS: Zgjidhja brenda prillit

Damian Gjiknuri, nje nga ekspertet socialiste deklaroi se kryeministri Berisha duhet t’i jape nje zgjidhje ceshtjes brenda muajit prill, ne te kundert, procesi mund te quhet i deshtuar, me pasoja te pariparueshme per standardin e zgjedhjeve.
PS, e cila ka ne fokusin e saj kryesor pajisjen e shtetasve me leternjoftime elektronike, tha se ky proces ka hyre ne nje faze kritike.
"Nese nuk ndermerret nje ndryshim radikal ne lidhje me politiken e pajisjes se shtetasve me leternjoftime brenda muajit prill, procesi perfundimisht deshton dhe bashke me te edhe cdo grimce legjitimiteti per zgjedhjet", u shpreh Gjiknuri.
Zyrtari i PS, zoti Gjiknuri argumetoi se propozimet e nje dite me pare te kryeministrit ne lidhje me procesin e pajisjes se shtetasve me leternjoftime elektronike konfirmojne ekzistencen e problemit, por nuk zgjidhin problemin u shpreh ai.
"Berisha po anashkalon ceshtjen themelore, ate te pamundesise ekonomike per pagesen fillestare te leternjoftimit dhe po ofron skema qe vetem e veshtiresojne procesin", u shpreh nensekretari i Ceshtjeve Ligjore ne PS, Damian Gjiknuri.
PS, i kujtoi kryeministrit se si qeveri e nje vendi anetar te NATO-s do ta linte menjane demagogjine dhe do te perballej me realitetin problematik sepse zgjidhja i perket gjithe shqiptareve.
Socialistet po i meshojne faktit se duhen masa radikale per pajisjen e shtetasve me leternjoftime elektronike, per te shpetuar zgjedhjet nga deshtimi i sigurt.