E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës plan masash për infrastrukturën

Bashkia e Tiranes ka nisur nje plan masash ne rruget e kryeqytetit, per permiresimin e infrastruktures rrugore por edhe per lehtesimin e qarkullimit. Ka qene kryqezimi ne zonen e "21 Dhjetorit",ai qe i eshte neshtruar zgjerimit te korsive, te cilat do te sherbejne edhe per kalimin e bicikletave.

"Eshte nje nga kryqezimet me problematike nga pikepamja e trafikut, ku bashkia e Tiranes ka hartuar nje projekt te detajuar ne kuader te projektit te transportit multimodal, me qellim lehtesimin e levizjes, rregullimin e aparaturave semaforike, dhe dhenien e prioritetit te transportit publik. Sot ai kthehet ne nje kryqezim me kater drejtime levizje, gjithashtu dhe nje kryqezim qe mundeson korsine e dedikuar te bicikletes dhe rregullimin e aparaturave semaforike me qellim lehtesimin e levizjes", tha Enton Punavia, drejtor i transportit ne bashkine e Tiranes.

Por, plani i masave ka perfshire edhe permiresimin e transportit publik, nepermjet vendosjes ne linja te ndryshme te Tiranes, te autobuzave qe kane te gjitha kushtet, per nje sherbim sa me cilesor. Plani i masave per permiresimin e transportit ne kryeqytet, do te vazhdoje per gjate gjithe veres, nderkohe qe gjate gjithe vitit, nje rol te rendesishem do ti kushtohet dhe funksionit te qendres se kontrrollit te trafikut.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›