E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Austri, bashkë për mjedisin

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjate nje vizite ne Austri eshte takuar me homologun e tij, ku eshte biseduar per nenshkrimin e nje memorandumi bashkepunimi mes dy ministrive, ne fushen e mbrojtjes se mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Ministri Mediu, e ka cilësuar firmosjen e këtij memorandumi, si një hap përpara, në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve.

Nje nga keto bashkepunime,eshte ai korporates se pyjeve austriake, qe per disa vite kane punuar me strukturat shqiptare te mjedisit, në hartimin e planeve të mbarshtimit të sipërfaqeve pyjore. Ministri Mediu kërkoi nga Ministria Austriake e Mjedisit, që të asistojë në menaxhimin e pyjeve komunalë, si dhe ngritjen e shërbimit këshillimor në pyje, si një shërbim i ri në vendin tonë.

Ministri Mediu vuri në dijeni të pranishmit, për projektin e ngritjes së një Parku Kombëtar në Alpe me një sipërfaqe prej 200 mijë hektarësh, me një bashkëpunim ndërkufitar mes vendeve fqinje. Nderkohe qe ai ka theksuar se do te mirepriste palen austriake, edhe ne fushen e trajtimit te mbetjeve spitalore. Ministri austriak i mjedisit, ka ofruar mbeshtetje maksimale ne fushat e kerkuara, nderkohe qe kjo mbeshtetje, eshte konfirmuar edhe nga perfaqesuesit e agjensise se mjedisit ne Austri, gjate nje takimi me ministrin Mediu. Në përfundim të kësaj vizite, specialiste shqiptare te mjedisit zhvilluan edhe një vizitë në rajonin e Austrisë së Ulët, ku u njohën me projektet për menaxhimin dhe trajimin e mbeturinave.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›