Lezhë, dy aksidente me gjashtë të plagosur
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Personat e plagosur u lënduan në dy aksidente të ndryshme. Aksidenti i parë sipas policisë, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur një automjet ka bërë një parakalim të gabuar. Gjatë kësaj kohe, dyert e automjetit janë hapur duke hedhur nga makina tre personat që ndodheshin në brendësi.
Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Shkak është bërë udhëtimi tej normave të lejuara të një automjeti, i cili është përplasur me një fuoristradë. Tre personat që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Të aksidentuarit janë dërguar në spital.