E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia fushate per reduktimin e mbetjeve urbane

Kreu i bashkise, Edi Rama ka celur fushaten mjedisore "Per reduktimin e mbetjeve urbane". Ne mjediset e Universitetit "Marin Barleti" eshte organizuar "Ora e hapur per mjedisin", ne nje bashkebisedim me studentet e ketij universiteti, si dhe nxenes te gjimnazeve te Tiranes. Gjate ketij bashkebisedimi Rama u shpreh se, do ta bejme Tiranen qytetin me te paster evropian. "Me forcat qe kemi dhe shpenzimet qe ia kemi akorduar pastrimit se bashku me kontributin e qytetareve, do ta bejme Tiranen nje nga qytetet me te pastra evropiane" eshte shprehur kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ky i fundit vuri theksin tek sensibilizimi kryesisht i brezit te ri, per nje bashkepunim dhe pjesemarrje te gjere te tyre ne kete nisme, duke synuar ndergjegjesimin e njekohesisht promovimin e sjelljes se pergjegjshme qytetare, ndaj mjedisit. Sipas tij, kjo mund te ndodhe permes ideve, nismave, projekteve, organizatave si dhe partnereve te kesaj iniciative mjedisore. Gjate diskutimit mbi administrimin e mbetjeve urbane, Rama u shpreh se ato nuk jane teresisht te paperdorshme. "Mbetjet urbane nuk mund te jene teresisht te paperdorshme. Perkundrazi, historia dhe eksperiencat e vendeve te zhvilluara tregojne se me mbetjet urbane mund te behen gjera, qe askujt nuk i shkojne ndermend, kur nuk e njeh kete problematike, kur nuk e njeh kete eksperience" ka theksuar Rama.

Bashkia e Tiranes, permes kesaj fushate mjedisore, synon te ndergjegjesoje qytetaret, lidhur me detyrimin e kujtdo per te respektuar, mbrojtur dhe kultivuar nje mjedis sa me te shendetshem. Dhe kjo mendohet te arrihet duke reduktuar mbetjet urbane, ruajtjen e burimeve dhe respektimin e mjedisit.

Synimi

Fushata e nisur nga bashkia e Tiranes, ka si synim te rrise informacionin dhe veprimin qytetar per reduktimin e mbetjeve urbane dhe te stimuloje rritjen e perpjekjeve te shoqerise civile si subjekteve private, biznesit per nje veprim te koordinuar dhe te perbashket ne kete drejtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›