E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEC-et, Baraj: Investime te papjekura, afera korruptive

Partia Socialiste ka akuzuar dje qeverine Berisha per mungese transparence, spontanitet dhe mosmarrje te mendimit te komunitetit, ne te gjitha iniciativat per ndertimin e TEC-ve dhe fabrikave te cimentove. Nepermjet nje deklarate per shtyp, Sekretari per Ceshtjet e Mjedisit ne seline roze, Besnik Baraj, beri te ditur se pse TEC-i ne Porto Romano nuk duhet te ndertohet. "Si pasoje e djegies se 11 mije tone qymyri ne dite, prej oxhaqeve te TEC-it te Porto Romanos, do lirohen me shume se 8 milione tone gaz karbonik ne vit, aq sa prodhohet sot ne total ne Shqiperi", beri te ditur Baraj. Sipas tij, do te lirohen okside azoti, squfuri, grimca qe qendrojne pezull ne ajer, te cilat demtojne shendetin e njerezve. "Sfida nuk eshte ne leter por ne praktike. Sot ne qender te Durresit, sipas Institutit te Shendetit Publik, niveli i grimcave te ngurta qe qendrojne pezull ne ajer eshte 100 mikrogram\m3, kur norma maksimale e lejuar sipas BE-se, eshte 40 mikrogram\m3. Pra, edhe pa u ndertuar kjo fabrike, durrsaket jetojne ne kushte jo te shendetshme", shpjegoi arsyet per te mos ndertuar kete TEC, Partia Socialiste. Sipas Sekretarit per Ceshtjet e Mjedisit, qeveria Berisha nuk e merr parasysh efektin akumulues te aktivitetit te TEC-it kur nga oxhaqet e tij nuk pretendohet te emetohet me pak se 10 mg\m3 grimca pezull. "Sa kohe studime te tilla nuk jane bere, sa kohe studimet nuk u jane servirur shqiptareve, investime te tilla jane te papjekura dhe natyrshem te bejne te mendosh, se ka afera korruptive", kritikoi zyrtari socialist.

D.Dedej

Vasili:Te miratohet plan antikrize

Levizja Socialiste per Integrim kerkon miratimin e planit antikrize ne Parlament. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, deklaroi dje se partia e tij shpreh vleresimin se, qendrimi i deritanishem i qeverise lidhur me krizen ekonomike, eshte teper larg realitetit te zhvillimeve ekonomike te renda ne Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›