E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, monument korrupsioni

Denis Dedej

"Ata qe u perpoqen ta pushtonin kete territor 500 vjet me pare, mbahen mend si zjarrvenesit rreth e rrotull Krujes, por sot vetem ne 4 vjet, ata qe qeverisin do te mbahen mend si "kafshuesit" e pameshirshem te zones rreth Krujes". Kjo ishte deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, bere diten e djeshme ne Fushe-Kruje, gjate takimit me vullnetaret socialiste. Ne vijim te turit te tij, kryesocialisti eshte ndalur tek problematika kryesore e zones, qe kane te bejne me vlerat natyrore. Ai duke folur per shkaterrimin natyror tha se, ka ardhur si pasoje e korrupsionit galopant te kesaj mazhorance. "Duke hedhur voten per Sali Berishen, nuk e kane menduar se Sali Berisha dhe qeveria e tij, do t'i benin kesaj zone te bekuar demin e pallogaritshem qe po i bejne, duke shfrenuar nje babezi te paperfytyrueshme dhe duke e kthyer kete monument te natyres dhe historise, ne nje monument te korrupsionit, te papergjegjshmerise, te babezise dhe te gjithckaje qe misheron kjo keqqeverisje", deklaroi Rama perpara qytetareve te Fushe-Krujes. Ai i ka bere apel qe askush mos ta lere vendin bosh, por te marre pergjegjesine historike qe i takon ne keto momente, per te vendosur fatin e gjenerates se re. "Askush s'mund ta parafytyronte atehere se, 18 vjet pas lindjes se institucioneve te lirise, Shqiperia do te kishte nje liri kaq te varfer ne vlera, kaq te kushtezuar nga marredheniet me politiken ne pushtet, kaq te kufizuar ne levizje dhe kaq te kercenuar nga mungesa e sigurise se jetes", theksoi lideri i PS. Sipas tij, eshte momenti per te numeruar ditet qe i kane mbetur kesaj politike pa shpirt, pa sy, pa veshe, e cila e katandisi Fushe-Krujen, Krujen e gjithe Shqiperine, ne territorin me te sakrifikuar prej papergjegjshmerise, paaftesise e korrupsionit te politikaneve te vet. Rama u ka bere thirrje qytetareve qe ne zgjedhjet e 28 qershorit me votat e tyre, t'i japin fund politikes se vjeter. "Ne duhet t'i hapim rruge endrres se marre peng nga politika e vjeter e zanatcinjve te urrejtjes e te dasive mes njerezve, te cilet prej 18 vjetesh percahen e sundohen, ne emer te se majtes e te se djathtes nga nje grusht politikanesh, qe jane rendom shembulli me i keq per femijet tane", iu drejtuar qytetareve, kryesocialisti. Sipas liderit socialist, sot jetojme deformimin me kulmor te keqqeverisjes se 18 vjeteve, nen dhunen e interesave te korrupsionit qe jane perqendruar ne oborrin kryeministror. "Te ardhmen tone evropiane s'mund ta leme ne dore te llogarive qe kushtezohen nga numri i kryetareve te partive majtas e djathtas, po duhet ta shohim si shprehjen e mundshme te nje bashkimi te ri, qe e kapercen hendekun 18-vjecar, mes politikes se vjeter dhe njerezve", tha Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›