E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofili abuzon me mbesen shqiptare

A. Cena

ATHINE - Nje femije shqiptar, ka rene pre e pedofilise ne shtetin grek. Behet fjale per nje 10-vjecare, e cila eshte abuzuar seksualisht nga nje 57-vjecar me emrin Jorgos Jordhami. Ngjarja e rende ndodhi ne kryeqytetin e vendit, Athine ne lagjen Markopulos, ndersa 57-vjecari ishte i martuar me nje grua shqiptare. 10-vjecarja e abuzuar seksualisht ishte mbesa e gruas se Jorgos Jordhamit, personi i cili u akuzua, dhe qe tashme ndodhet nen arrest. Ky eshte rasti i trete i pedofilise qe trondit opinionin publik grek, ndersa ngjarja u denoncua nga prinderit shqiptare te vogelushes.

Arrest me burg pa afat, ishte masa e sigurise qe dha dje gjykata penale ne Athine, per 57-vjecarin grek qe akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesen shqiptare, te gruas se tij. Gjykata ka vendosur ne mesdite, kete mase sigurie, nen akuzen e marredhenieve seksuale me dhune ne menyre te perseritur me vajzen 10 vjecare, e cila ishte mbesa e bashkeshortes se tij shqiptare. Ngjarja u zbulua nje dite me pare, ne lokalitetin Markopulos ne Atike. Policia tha se pranoi nje denoncim nga prinderit e vajzes 10-vjecare. Ata kane treguar se e bija, abuzohej seksualisht qe nga viti 2006, nga bashkeshorti grek i kusherires se tyre (halla).

Abuzimi seksual eshte mesuar vetem dy dite me pare kur edhe kane shkuar sinjalet e familjareve ne policine e Atikes, e cila dje kreu arrestimin e pedofilit te dyshuar. Nga hetimet ka dale se 57-vjecari perdhunonte te voglen ne shtepine e tij, por edhe ne automjet. Gjykata vendosi qe te pranoje kerkesen e prokurorit publik, qe marrja ne pyetje e 57-vjecarit te behej po sot, pak pasi u konfirmua qendrimi i tij i metejshem ne burg. "Nuk e di as vete se c'me ndodhi. Ndjeja dicka te cuditshme me ate vajze. Kurre ama nuk shkova shume larg", ka deklaruar ne prani te avokatit, 57-vjecari i dyshuar si pedofil. Nderkohe, deshmia e 57-vjecarit, eshte mbushur me te tjera pretendime: "Ajo qe pate", - iu drejtua i dyshuari agjenteve te policise, - "ishte vetem nje loje e pafajshme. Me futen ne kete kurth dhe e di qe ma ka bere i ati i 10-vjecares, sepse ai nuk me donte per burrin e motres se tij dhe tani, me shkaterroi jeten", ishte pretendimi i te arrestuarit.

Vajza e vogel, kishte tre vjet qe perballej me abuzimin seksual te 57-vjecarit. Ai, nen petkun e ndihmes qe thoshte se i jepte per te mesuar, shkonte cdo javen te banesa e te vogles dhe abuzonte me te. Shume here, vajza 10-vjecare i kishte treguar te emes se ajo abuzohej nga 57-vjecari, por ajo nuk e kishte besuar. Te pakten fillimisht sepse pak muaj me pare, kur kishin kaluar dy vjet e gjysme nga nisja e abuzimit, i eshte ankuar halles se vet, bashkeshortja e 57-vjecarit grek, duke i cituar fjalet e te bijes. Qe te dyja jane shtangur. Ndaj kane vendosur te provojne ate qe fliste e vogla. Per me teper, 10-vjecarja kohet e fundit nuk po ikte me as ne shkolle. Duke u ankuar se nuk ndjehej mire. Dhe duke bere te qarte se, po perballej me nje perdhunim sistematik.

Kurthi i ngritur ndaj pedofilit

Dy dite me pare, 57-vjecari ka qene se bashku me gruan shqiptare, ne shtepine e te vogles dhe ne nje moment ka hyre ne dhomen e saj te gjumit. Ketu eshte kapur ne kurth. Policia konfirmoi se "prinderit e vajzes 10-vjecar kishin disa kohe qe kishin dyshime per abuzim seksual, nga shtetasi grek por nga vajza e vogel, nuk arrinin te nxirrnin ndonje fjale". Ndaj kete mbremje kur 57-vjecari erdhi per vizite tek ata, u fut ne kurthin qe i ishte pergatitur qe me pare, ne bashkepunim me policine. "Pasi ishin marre vesh me disa agjente te krimit kunder personit, prinderit i lejuan ata te futeshin ne dhomen e gjumit, te te vogles, pikerisht pak minuta pasi atje kishte hyre 57-vjecari", tregojne burimet policore. Ndersa maniaku u fut ne dhome, nuk e dinte se pak para tij, kishte hyre dhe fshihej ne dollap, nena 33-vjecare e te vogles.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›