E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ne spital vrasesit te dyfishte

Artan Cena

Zuna qelloi per vdekje dy persona perballe lokalit te tij, ne Babrru

TORINO - Nje emigrant shqiptar eshte arrestuar diten e premte, teksa ndodhej i shtruar ne spitalin e Torinos. Arjan Lukani, i cili ne te vertete e ka emrin, Besnik Zuna, qe mjekohej prej dy vjetesh ne spital pasi kishte pesuar nje aksident rrugor ne korrik te vitit 2006, perfundoi ne pranga pas nje vendimi te dhene nga Gjykata e Tiranes. Lukani, emigrant shqiptar i paligjshem, trajtohej prej dy vjetesh nga ana e mjekeve te cilet kane thene per policine se, ishin perballur me fyerjet, kercenimet dhe ngacmimet e cfaredo lloji, te bere nga pacienti i tyre. Arrestimi eshte bere ne spital te premten.

Shqiptari ka perfunduar ne prangat pas nje vendimi te dhene nga Gjykata e Tiranes, e cila e ka denuar 40-vjecarin Luku, per nje vrasje te dyfishte, te kryer me 28 shtator 1999 ne Babrru, nje fshat prane kryeqytetit. Ai ishte prapa lokalit te tij, kur dy persona filluan te ziheshim me njeri-tjetrin. Njeri prej tyre ishte i armatosur me nje pistolete qe e kishte nxjerre nga brezi. Lukani (Zuna) kishte shkuar dhe kishte marre nje arme pas lokalit te tij. Menjehere ka marre shenje dhe ka qelluar mbi dy personat qe po ziheshin, duke i lene te vdekur ne vend. Debati u nderpre dhe gotat e birres qe po pinin njerezit rane ne toke.

Nje skene gati e njejte kishte ndodhur kur ishte vrare vellai i Lukanit ne vitin 2004 dhe nga policia eshte e pazbardhur. Ngjarja ndodhi ne nje bar ne Vercelli. Ishte duke u luajtur ndeshja Juventus-Roma, kur dy persona, shqiptare hyne ne lokal dhe qelluan mbi nje person duke e lene te vdekur. Ishte vellai i Lukanit, i vrare per hakmarrje. Besnik Zuna apo sic njihej ne Itali me emrin Arjan Lukan, kishte shkuar ne shtetin fqinj me nje pasaporte false qe ne vitin 2000. Ai ishte arrestuar per posedim te paligjshem te armeve, dhe kercenime gjate vitit ne vitin 2004, por ishte liruar. Me 20 korrik 2006, ne nje aksident me motor, kishte ngelur i plagosur rende. Prej dy vitesh gjendej ne nje spital ne Torino, ku ishte nen kujdesin e mjekeve.

Nje infermiere, e kishin kercenuar me vdekje, nese nuk kujdesej per te. Njerezit kishin filluar te iknin. Dikush nga pacientet kishte kerkuar transferimin, e ndonje tjeter ishte larguar. Por me 25 janar, komisioneri i Barriera Nice, kishte derguar nje deklarate ne polici, ku shkruante se, situata eshte bere e padurueshme per te gjithe. Autoritetet shqiptare, nderkohe, kishin leshuar nje urdher ndalimi per te dhe kishin njoftuar policine italiane, se Besnik Zuna, mund te ishte ne Torino. E efektivat e skuadres se vrasjeve te koordinuar nen koordinimin e shefit te tyre, Alberto Shuma, kane bere kontrollet e nevojshme dhe te premten kane shkuar ne spital, ku kane gjetur te shume kerkuarin. Me duart ne pranga, shqiptari eshte transferuar ne spitalin e burgut. Tani ai eshte ne pritje te ekstradimit, por qe mund te mos ndodhe per shkak te semundjes qe ka ai. Gjithsesi policia shqiptare ka nisur kerkesen e sjelljes ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›