E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho: Rama nuk eshte i sinqerte per Kushtetuten

Anetari i Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim, Spartak Braho deklaron se qendrimet e opozites per ndryshimin e Kushtetutes nuk jane te sinqerta. Ai shprehet se ato nuk mund te behen me te njejten menyre sic i beri Rama disa vite me pare. Braho thote se oferta e Partise Socialiste eshte e pasinqerte, pasi ne radhe te pare ata duhet te mbajne pergjegjesi per ndryshimet e nxituara te 2008-es. "Une mendoj se Kushtetuta nuk duhet te perfundoje si seancat e nates se 21 prillit 2008. Zoti Rama, apo edhe segmente te tjera te Partise Socialiste, nuk e kane te sinqerte problemin e ndryshimeve Kushtetuese", u shpreh Braho dje ne interviste dhene per "Vizion Plus". Qendrimi i juristit te njohur eshte ne te njejten linje me ate te perfaqesuesve te tjere te mazhorances, te cilet kane dale ne menyre te qarte kunder ndryshimeve te kerkuar nga kreu i Partise Socialiste. Deputeti i Partise Demokratike, Viktor Gumi tha dje per mediat, se nuk mund te ndryshohet Kushtetuta duke sjelle kriza te reja ne vend. Ai ka theksuar se cdo lloj amendimi qe kerkojne ti bejne mund te jete i deshtuar. "Ne kemi rene dakord qe Kushtetuta nuk mund te jete burime krizash. Kushtetuta duhet te jete burim i zgjidhjes se krizave. Ndaj cdo lloj amendamenti qe tentohet te behet ndaj kushtetutes, une mendoj se eshte e destinuar te deshtoje. Pastaj, une mendoj se ceshtja e imunitetit mbetet nje ceshtje e hapur, por njekohesisht eshte edhe nje ceshtje e zgjidhur", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›