Bashkia hap tenderin per rehabilitimin e lumit te Tiranes Sonila Isaku
Nje tjeter projekt i rendesishem pritet te filloje ne kryeqytet, pasi gjate dites se djeshme nga ana e Bashkise se Tiranes eshte hapur tenderi nderkombetar per “Rehabilitimin e lumit te Tiranes dhe punimet respektive civile”. Dorezimi i aplikimeve te parakualifikimit perfundon ne daten 2 gusht, per te gjithe aplikantet e interesuar. “Punimet per zbatimin e projektit te bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes do te financohen nga marreveshja e huase, ndermjet qeverise se Shqiperise dhe Fondit te Zhvillimit te Abu Dhabit, firmosur ne date 21 Prill 2013, me vlere 55.000.000.00 Euro. Bashkia e Tiranes, me Vendim te Keshillit te Ministrave te dates 21 Maj 2013 eshte percaktuar si “autoritetit kontraktor”, per projektin e mesiperm” thuhet ne njoftimin zyrtar te bashkise se kryeqytetit. Sipas ketij njoftimi, ne baze te studimit te realizuar nga studio arkitekturore “Grimshae Architects” do te mundesoje nderhyrjen ne sistemin e shtratit te lumit te Tiranes pergjate 8 km, do te ndertohen dhe sistemohen skarpatet e lumit. Pergjate lumit te Tiranes do te krijohen zona rekreative. Zbatimi i ketij objekti perfshin ndertimin e disa urave mbi kete lum i cili do te beje lidhjen midis pjeses jugore me ate veriore, duke krijuar njekohesisht mundesine e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor te tyre. Aktualisht, lumi i Tiranes eshte nje zone e lene pas dore dhe ne disa vende eshte kthyer ne vend grumbullimi te mbetjeve te ndryshme urbane. Zbatimi i projektit te bulevardit verior dhe lumit te Tiranes do te zhvilloje nje nga pjeset me te prapambetura te qytetit te Tiranes. Zona urbane qe ndikohet nga ky projekt eshte 14 km2. “Ky eshte tenderi i dyte nderkombetar per projektet strategjike qe hapen nga Bashkia e Tiranes, pas atij per ndertimin e bulevardit te ri. Nderkohe qe priten ofertat financiare, interesi i kompanive prestigjioze nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqiperia, ka qene mjaft i madh per ndertimin e bulevardit te ri” thuhet ne njoftimin zyrtar. Nderkohe qe ne fazen e pare te punimeve per bulevardin qe nis nga Stacioni i Trenit perfshihet edhe nje parkim i madh nentokesor. Pergjate bulevardit eshte parashikuar kalimi i linjes se tramit, qe do te lidhe terminalin multimodal te pasagjereve me sheshin “Nene Tereza”. Ne bulevardin e ri te Tiranes do te ndertohet Pallati i Drejtesise, godina e re e Bashkise dhe institucione te tjera publike, qendra biznesi etj. Ky projekt, pervec se dyfishon gjatesine e bulevardit kryesor te Tiranes, do te krijoje nje rruge per nje qasje te re te madhe, per shtimin e hapesirave te gjelbra ne qytet, duke u bere ne kete menyre projekti me i rendesishem ne Tirane ne 80 vitet e fundit.
Faza e pare
Ne fazen e pare te punimeve per bulevardin qe nis nga Stacioni i Trenit perfshihet edhe nje parkim i madh nentokesor. Pergjate bulevardit eshte parashikuar kalimi i linjes se tramit, qe do te lidhe terminalin multimodal te pasagjereve me sheshin “Nene Tereza”. Ne bulevardin e ri te Tiranes do te ndertohet Pallati i Drejtesise, godina e re e Bashkise dhe institucione te tjera publike.
Financimi i projektit
Punimet per zbatimin e projektit te bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes do te financohen nga marreveshja e huase, ndermjet qeverise se Shqiperise dhe Fondit te Zhvillimit te Abu Dhabit, firmosur ne date 21 Prill 2013, me vlere 55.000.000.00 Euro. Bashkia e Tiranes, me Vendim te Keshillit te Ministrave te dates 21 Maj 2013 eshte percaktuar si “autoritetit kontraktor”, per projektin e mesiperm. Ne baze te studimit te realizuar nga studio arkitekturore “Grimshae Architects” do te mundesoje nderhyrjen ne sistemin e shtratit te lumit te Tiranes pergjate 8 km, do te ndertohen dhe sistemohen skarpatet e lumit.