Shqiperia, nder 10 destinacionet me te lira turistike ne bote Eglantina Nasi
Shqiperia eshte nje vend qe ia vlen te vizitohet ne sezonin turistik, jo vetem per bukurite e saj natyrore, por edhe per faktin se disponon ende nje kosto te ulet financiare per te kaluar pushimet. Nje fakt i tille rezulton nga nje listim i fundit global, me destinacionet me te lira, por edhe me te shtrenjta njekohesisht per te kaluar pushimet. Ku vendi yne, saktesisht, qyteti bregdetar Saranda, e marre si pike referimi per te, renditet perkatesisht mes 10 vendeve kryesore ne bote qe ofrojne ende cmime te uleta te sherbimeve turistike ne teresine e tyre. Nen titullimin “European Summer 2013”, Saranda listohet konkretisht mes tete vendeve evropiane te grupuara si me te lirat, me nje kosto rreth 50 eurosh per nje nate. Duke iu bashkangjitur destinacioneve te tjera evropiane si Kefalos ne Kos te Greqise, me nje mesatare prej vetem 35 eurosh per nje nate. Apo edhe destinacioneve te njohura spanjolle si ishulli i Las Palmas ne Gran Canaria, me 50 euro nata apo Puerto de la Cruz ne Tenerife, me rreth 52 euro. Por ne mesin e dhjete vendeve me te lira jane renditur gjithashtu edhe destinacionet alternative per pushime, te tilla si Varna ne Bullgari, i treti me i liri me nje mesatare prej 43 eurosh per nje nate, apo Ulqini me Mal te Zi me rreth 50 euro ne nate etj. Teksa ekspertja britanike, Denise Bartlett, lidhur me kete listim, eshte shprehur konkretisht se “eshte interesante te shohesh sesi vende nga Evropa Lindore, te tilla si Bullgaria, Mali i Zi apo Shqiperia, renditen nder dhjete destinacionet me te lira per kete vere”. “Pushuesit mund t’i kursejne parate e tyre duke shmangur destinacionet tradicionale popullore te Evropes Jugore dhe ne vend te tyre, te akomodohen vetem me 50-55 euro per nje nate”, ka theksuar ajo. Kujtojme se per te arritur ne kete listim global, cmimet, jane perllogaritur per periudhen mes 1 korrikut dhe 31 gusht 2013, duke iu referuar cmimit mesatar per nje nate ne nje dhome dyshe, gjate saj. Ku ne baze te kesaj perllogaritjeje, rezultoi se destinacioni me i lire turistik ne bote eshte ai prej vetem 35 eurosh ne Backpacker Patong Beach te Tajlandes, ndersa me i shtrenjti, Bora Bora ne Polinezine Franceze ku nje nate kushton mesatarisht 500 euro.
ME TE SHTRENJTAT
Destinacionet me te shtrenjta turistike ne bote? Pese nga dhjete te tillat, gjenden vetem ne Itali. Konkretisht, Sardenja si me e shtrenjta me Porto Cervon dhe Pulan, respektivisht nga 430 euro dhe 400 euro per nje nate. Apo Forte dei Marmi Toscana dhe Monte Argentario, respektivisht me nje kosto prej 300 eurosh ne nje nate; ndjekur nga Kapri me 230 te tilla.