E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia heq taksat per urbanet

TIRANE-Kerkesa e Shoqates Kombetare te Transportit jo vetem qe kane gjetur perkrahjen e Bashkise se Tiranes por kjo e fundit ka pergatitur nje udhezim per uljen e taksave te operatoreve privat qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane te Tiranes. Vec kesaj Bashkia e Tiranes ka pergatitur edhe nje draft ku jane paraqitur kerkesat qe pushteti qendror duhet tu plotesoi subjekteve qe operojne ne sherbimin publik te transportit. Drejtori i Transportit Enton Punavija ka theksuar per Gazeta Shqiptare se per tu ardhur ne ndihme operatoreve qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane te Tiranes ata kane propozuar ne Keshill Bashkiak uljen e taksave lokale per kete kategori sic jane taksa e pastrimit dhe e gjelberimit. Vec kesaj ai i ben apel dhe institucioneve qendrore qe te mbeshtesin transportin si nje sherbim publik duke krijuar lehtesira fiskale per operatoret si kreditimi TVSh akcizat e karburantit taksat doganore subvencionimin e kategorive qe udhetojne falas etj.

Sipas tij Bashkia e Tiranes ka dhene mbeshtetjen ndaj operatoreve te sherbimit qe ato te rrisin kapacitetin e tyre teknik dhe financiar por pa rritur kostot per qytetaret.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›