Rrezohet ekstradimi i italianit akuza abuzime me zyrat KE
TIRANE-Lirohet italiani Italo Gigante i cili dyshohej per abuzim me fondet per rikonstruksionin e godinave te KE-se ne Tirane e Nju Delhi te Indise. Gjykata e Apelit te Tiranes ka vendosur te shuaje masen e sigurise arrest me burg ndaj Gigantes dhe te refuzoje ekstradimin e tij drejt Belgjikes. Vendimi eshte marre tre dite me pare.
Mbrojtesi ligjor kembenguli per lirimin e Gigantes pasi kishte perfunduar dhe masa e arrestit shtepiak me 40 dite burg gjykata vendosi per ekstradimin e Gigantes drejt Belgjikes dhe dergimin ne qeli.
Biznesmeni italian 57-vjecar Gigante u arrestua me 14 korrik 2007 ne aeroportin e Rinasit per llogari te drejtesise belge qe e kishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi dyshohej se ishte perfshire ne nje skeme korrupsioni lidhur me rikonstruksionin dhe marrjen me qira te ndertesave qe do te shnderroheshin ne seli te delegacioneve te KE-se ne Tirane dhe Nju Delhi te Indise.
Drejtesia belge e akuzonte Italo Giganten per akuzat e korrupsionit aktiv e pasiv falsifikimit te dokumenteve false dhe pastrimit te parave. Biznesmeni italian i ka hedhur poshte akuzat duke pretenduar se nuk i eshte fshehur asnjehere drejtesise.
s.g/BalkanWeb