E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri kërkon fitore ndaj Cagliarit

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është vitale që ekipi i tij të nxjerrë fitore në ndeshjen e sotme të Serie A kundër Cagliarit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për t`u siguruar se nuk do të rrëshqasim. Këto janë tre pikë të rëndësishme për kampionatin”.

“Ne duhet të rikthehemi në majë të tabelës dhe për ta bërë këtë duhet të fitojmë edhe nëse është vështirë ta bëjmë këtë në Cagliari”.

“Ata luajnë më ndryshe në shtëpi, ata lejojnë shumë pak hapësira. Ne mund të mendojmë për pushimet vetëm pas kësaj”, ka thënë Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›