E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia kallezon penalisht ne prokurori keshilltaret e majte

Bashkia Tiranës, depoziton në Prokurorinë kryeqytetit kallëzimin penal për disa anëtarë të Këshillit Bashkiak me akuzën e “Shkatërrimit të pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësve që kryen një detyrë shtetërore ose në shërbim publik” në bashkëpunim. Zyra e shtypit pranë Bashkisë së kryeqytetit, njoftoi se kallëzimi është bërë ndaj të gjithë atyre personave që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë forcërisht në ambientet e Bashkisë së Tiranës më datë 3 maj.  Të kallëzuarit, përveç se kanë kundërshtuar punonjësit e bashkisë kanë shkatërruar derën kryesore të kësaj ndërtese, duke hyr me forcë në ambientet e  institucionit.
Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës 
Këshilltarët e majte ne Bashkinë e Tiranës akuzuan kryebashkiakun, Lulzim Basha se po mban te mbyllur sallën e Këshillit Bashkiak. Sipas tyre ajo eshte hapesire publike dhe ne te duhet te nise puna normalisht. Nderkohe qe kane bere kete deklerata keshilltaret e majte kane konsideruar konforme ligjit shkarkimin nga detyra  te kryetarit Njazi Kosovrasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›