Arben Imami dekorohet nga sindikata e pavarur e punonjesve civile

Demontimi i armeve të vjetra është tashmë një proces i mbyllur. Kështu thotë Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili nënvizon se tashmë po mendohet se si nga ky proces të nxirren përfitime për arkën e shtetit.
Deklaratat u bënë në një ceremoni të organizuar nga Sindikata e pavarur e punonjësve civile te mbrojtjes e cila e dekoroi ministrin Arben Imami me motivacionin krijues dhe mbështetës i lëvizjes sindikaliste.