Bashkia lejon ndërtimet pa leje duke mos respektuar kërkesat e qytetarëve
Kërkesa e banorëve në pallatet 78/3 dhe 78/5, Rr. Mihal Grameno, në kryeqytet, për mos jetimin e ndërtimit të një pallati në mënyrë të paligjshëm pranë pallatit të tyre, nuk është respektuar nga instancat qeveritare dhe bashkia. Këta banorë janë ankuar herë pas here për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati pranë pallateve të tyre dhe në një mjedis, i cili më parë ka qenë mjedis i gjelbër publik i ndërtuar nga vetë banorët. Veç kësaj, gërmimi i tokës për ndërtimin e pallatit në fjalë, sipas banorëve, rrezikohen seriozisht të shembë pallatet përreth, në të cilat banojnë rreth 30 familje.
Të shqetësuar për këtë, banorët kanë reaguar duke u shprehur kërkesat e tyre të gjitha organeve kompetente shtetërore, ndërkaq, jo vetëm që nuk kanë marrë një përgjigje në zgjidhjen e problemit, por, punimet për ndërtimin e pallatit të ri kanë filluar prej disa ditësh. Kështu, vetëm në 3- metra largësi nga pallateve ekzistues, të cilët janë në rrezik shembje për shkak të natyrës së tokës së paqëndrueshme, është gërmuar toka, për hapjen e themeleve të pallatit të ri. Kështu, pa përfillur kërkesat e banorëve për një katastrofë të mundshme, punimet kanë filluar. Pallati është planifikuar të ndërtohet me 6 kate banimi mbi tokë dhe 2 kate parkimi nën tokë. Ndërkaq, objekti është planifikuar të mbarojë më 15. o2. 2011. Të shqetësuar për gërmimin e tokës fare pranë pallateve të tyre, banorët janë shokuar, pasi pallatet ku ata jetojnë, kanë themele jo më shumë se 1.5 metra. Ata pohuan se pallati i ri që po rrezikon jetën e tyre, po ndërtohet pa lejen e Kryetarit të Minibashkisë Nr. 2, Përparim Bodinaku, pjesë e të cilës është ky territor. Sipas banorëve, Bodinaku, ka mohuar se ka miratuar një leje ndërtimi për një pallat të tillë. Jemi tepër të shqetësuar, nuk na zë gjumi i natës, ngaqë nga çasti në çast pallati ynë mund të shembet nga gërmimi që po bëhet fare pranë tij, u shpreh për gazetën SOT, qytetari Agron Shaqiri. Ndërkaq, banorët e tjerë, shprehen se leja e ndërtimit për pallatin e ri, është dhënë në mënyrë të paligjshme, sepse kjo nuk ka kaluar nga Njësia Bashkiake Nr. 2, së cilës i përket territori, bllokon rrugën automobilistike, cënon hapësirat publike, rrezikon jetën e banorëve përreth dhe pengon lëvizjen e njerëzve.