Menaxheria e qelqtë Drama e familjes amerikane, në skenën shqiptare

Regjisori Adonis Filipi sjell një histori amerikane në Teatrin Kombëtar
Një dramë, e cila ka në fokus të saj një familje amerikane së shpejti do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Ajo do të vijë në skenë për publikun nga regjisori Adonis Filipi, i cili për këtë vepër ka përzgjedhur një kastë aktorësh të njohur të skenës shqiptare. Regjisori Adonis Filipi e ka zgjedhur këtë vepër për të na përcjellë historinë e një familjeje amerikane, ku përmes kujtimeve që sjell ndër mend djali i kësaj familjeje do të ngjitet në skenë historia e një nëne dhe dy fëmijëve të saj tashmë të rritur. Nëna, e interpretuar nga aktorja Yllka Mujo, pas largimit të të shoqit, është fokusuar në gjetjen e një bashkëshorti për vajzën e saj. Në këtë moment, Tomi, i cili interpretohet nga aktori Arben Derhemi, i risjell në vëmendje së motrës ish-shokun e saj të shkollës. Por zhgënjimi i vajzës së familjes, e cila interpretohet nga aktorja Monika Lubonja, ndodh kur ajo merr vesh se ky djalë është i fejuar. Kjo histori amerikane mendohet të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 11 prill, dhe do të vijë për publikun si produksion privat i kompanisë teatrore Art Blu. Regjisori Adonis Filipi kësaj herë ka bërë edhe përzgjedhjen muzikore, ndërsa skenografia dhe kostumografia i janë besuar artistit nga Maqedonia Bllagoi Micevscki. Në një prononcim dhënë për gazetën aktorja dhe producentja Monika Lubonja tregon se: Unë po punoj për këtë projekt, i cili vjen si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Unë jam producente në shfaqjen Menaxheria e qelqtë së bashku me Valbona Imamin, me të cilën po realizojmë shfaqen e Tennessee Williams. Është një dramë, e cila flet shumë dhe është një pjesë teatrore shumë e bukur. Ajo interpretohet në të gjitha teatrot në botë. Unë vendosjen e kësaj vepre në skenë e quaj si një sfidë ndaj vetes dhe me këtë dua të tregoj se ka dhe njerëz që e duan artin. Vepra, e cila pritet të vendoset në skenën teatrore fillimisht u shkrua si skenar filmi në Hollivud. Pjesa u vu për herë të parë në skenë në vitin 1944 në Çikago. Por temat që ajo trajtonte bëri që ajo të vlerësohej një vit më vonë me çmimin e rrethit të kritikës në Nju Jork. Ndërkohë që gjashtë vite më vonë ishte regjisori Irving Rapper, i cili mbi subjektin e veprës "Menaxheria e qelqtë" realizon një film televiziv. Vepra nga autori i madh amerikan janë vendosur dhe më parë në skenën teatrore shqiptare, duke marrë vlerësimin e publikut. Drama në familje, rrënimi shpirtëror i saj, përplasja e egër e karaktereve, që sjell mungesën e komunikimit apo edhe paraja, qëllim në vetvete ishin disa nga problematikat që trajtonte shfaqja "Macja mbi çatinë e nxehtë", shkruar nga Tennessee Williams. Dihet se shumë shpesh pasuria, trashëgimia, paratë, kanë shkatërruar njeriun dhe, kjo e bën tmerrësisht aktuale këtë vepër. Është një nga temat më të prekshme, që po e ndeshim gjithmonë e më shumë në shoqërinë tonë. Kjo vepër, nuk është thjesht një dramë me ato intrigat e zakonshme të dramaturgjisë, përfshi edhe dramaturgjinë antike, por është drama e karaktereve dhe simboleve, ku në përplasjen e egër midis tyre, personazhet zbulojnë karakteret e tyre, atë ç'ka ata janë në thelb. "Macja mbi çatinë e nxehtë", të Tennessee Williams erdhi para publikut me një kast aktorësh profesionistë, ku spikasin emra të mirënjohur të skenës shqiptare, si Bujar Lako, Alfred Trebicka, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Dritan Boriçi etj. Ndërkohë vepra teatrore Menaxheria e qelqtë, e cila pritet që të vendoset në skenë do të sjellë një tjetër dramë amerikane.