E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia leshon 4 ore wireless per Ali Demin

Projekti synon krijimin e hapesirave miqesore dhe perdorimin e teknologjise se komunikimit

Dashamiresve te natyres te cilet nuk duan te heqin dore nga teknologjia Bashkia e Tiranes ka menduar tu ofroje projektin Wireless for U. Parku Ali Demi eshte hapesira publike qe Bashkia e Tiranes ka menduar te vere ne dispozicion te komunitetit kryesisht te rinjve me qellim perdorimin e internetit ne oraret e pasdites krijimin e hapesirave miqesore dhe perdorimin e teknologjise se komunikimit.

Ne kete hapesire publike teresisht te transformuar ne sherbim te komunitetit ne shtojme sot nje element tjeter qe besoj do ti kenaqe te gjithe te rejat dhe te rinjte e zones ne menyre te vecante. Eumlshte sherbimi i internetit pa kabllo qe do te thote se mjafton nje laptop dhe nje kohe dashamirese per te pasur aksesin ne internet dhe per te lundruar ne mbare boten e kuriozitetit te dijes te informacionit tha kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama. Sipas tij ky eshte nje plan qe bashkia do ta shtrije edhe ne te tjera hapesira komunitare.

Projekti ka per qellim ofrimin falas te sherbimit te internetit wireless ne disa nga sheshet parqet dhe lulishtet e qytetit te cilat jane vene ne dispozicion te komunitetit si hapesira ku mjaft qytetare kalojne qetesisht kohen e tyre te lire por qe tashme do te kryejne edhe nje funksion tjeter. Projekti do te vijoje te aplikohet ne disa nga sheshet dhe lulishtet e kryeqytetit ku Bashkia e Tiranes ka investuar per permiresimin e infrastruktures e si rrjedhoje edhe rritjen e cilesise se jeteses per qytetaret. Ne saje te Wireless for U dhe teknologjive moderne ne sherbim te qytetareve Bashkia e Tiranes do te mund te permiresoje edhe me tej nivelin dhe cilesine e ketyre hapesirave aq te nevojshme publike duke u sherbyer te rinjve ne shfrytezimin e teknologjive te reja te komunikimit falas nga ora 17.00 e pasdites deri ne oren 21.00.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›