Valdes-Realit: Ndjese kerkojne vetem humbesit
Ne Spanje ka edhe "armiq" shekullore. Forma e shkelqyer dhe loja spektakolare e Barcelones, shihet me admirim kudo, por jo nga rivali i perjetshem i saj, Reali i Madridit. Merengesit synojne te fitojne ne ndeshjen direkte dhe t'i rrembejne titullin Barces, per t'ia humbur shkelqimin ne fund te edicionit. Dy jave para se te luhet "el-clasico", ose sic njihet ndryshe, sfida madheshtore qe mbetet pjese e historise se futbollit boteror, trajneri i Realit te Madridit deklaroi se nuk frikesohet nga kundershtari, por nga ndonje vendim i gabuar i gjyqtarit, qe mund te ndryshoje rrjedhen e ndeshjes, madje ai theksoi se disa gabime ne te kaluaren e kane ndihmuar Barcelonen, dhe kjo e fundit te pakten duhet te kerkoje ndjesi per kete. Ramos tha se fitorja do te jete alternativa e vetme. Kunderpergjigjet mbrojtesi i Barcelones, Daniel Alves, qe deklaron se faljet i perdorin vetem ata qe e ndjejne humbjen. Barcelona eshte ekipi qe kerkon te arrije cdo sukses, ne kete edicion. Ne Spanje kane nisur debatet, mes Real Madridit dhe Barcelones. Alves tha se trajneri i Realit te Madridit nuk duhet te merret dhe te kontestoje vendimet zyrtare, te gjyqtareve ne ndeshje. "Faljet sherbejne per ata qe ndihen te humbur dhe ne kurre nuk do t'i perdorim ato. Nese fitojme apo humbim ne ndeshje, do ta mbajme koken lart. Ne shohim se cfare ndodh ne fushe dhe loja jone duket qarte. Nese do te shohim ndonje padrejtesi do te protestojme, por me vone, nuk do te flasim me per to. Gjyqtari merr vendime me besimin e mire dhe e ben ate ne nje kohe te shkurter. Pune sekondash. Ndonjehere eshte normale qe ai edhe mund te gaboje. Ndonjerit nuk ka pse i ben shume pershtypje kjo gje", - nenvizoi lojtari i Barcelones, ne nje te perditshme spanjolle. Sigurisht Alves thote se ekipi i tij duhet te tregoje dhe te shfaqet njelloj si ne ndeshjet e tjera, kete jave perballe Getafes, pastaj te mendoje per Realin e Madridit. Barcelona kryeson, gjashte pika para Realit dhe sekreti i katalanasve, sipas mbrojtesit brazilian eshte "uria per te fituar titullin kampion". Ai tha: "Kam kaluar gjashte vjet ne Spanje dhe ne kater prej tyre, Reali i Madridit nuk ka luajtur futboll madheshtor, por ka fituar shume ndeshje dhe ka qene kompetitiv". Mancester Junajtid do te prese sot Portsmuthin dhe deri ne mbyllje, mbeten edhe tete jave per t'u luajtur ne kampionatin anglez. Djajte e Aleks Fergusonit, ndodheshin nje pike para Liverpulit, por edhe me nje ndeshje me pak.