Familja ka qenë dhe duhet të mbetet bërthama jonë identitare
Mirëmbrëma! Jam një vajze 24-vjeçare, jetoj vetem në një shtet të huaj. Çdo here që ndihem keq, sa herë kaloj ndonje problem, kujtoj nënën dhe babanë tim, të cilet me japin kurajo me figuren e tyre. I dua shume, s’do e mendoja dot kurre jeten pa ta.
Familja ka qene berthama jonë si shqiptarë dhe është ende një bërthamë e fortë. Mbani vetëm parasysh se si na rritën e na mesuan nen varferi prindërit tanë.
Ata kurre s’do e preferonin mergimin. Mua me lidhin shume gjera ketu; jeta, puna, shoqëria, gjera që si kam në Shqiperi dhe t’ju them të drejtën, jeta ecën për këdo që ka një punë dhe një strehë.
Shumë vajza ndoshta do të dëshironin që të jetonin si unë, pa prindërit. Si i thonë asaj fjalës, “të pavarura”.
Por nuk të bën “pavarësia” të lumtur. Njeriu që e njeh vërtet lirinë, e di që ajo është në shpirt dhe nuk ka të bëjë me vendin apo me njerëzit rreth teje. Ç’t’i bësh atij tjetrit, që sapo bie në liri, nuk di si ta pendorë.