E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia ndërhyn në shkolla, shton elementet e sigurisë

Për të shmangur incidentet në kohën kur Tirana ka trafik të ngjeshur dhe që nxënësit të jenë më të sigurt në ambjentin brenda dhe jashtë shkollës së tyre, bashkia e Tiranës nis një nga projektet e saj në mbrojtje të tyre. Në shkolla do të vendosen kangjella dhe sinjalistika që fëmijët të qëndrojnë larg rrugës kryesore ku kalojnë automjete.
 

Ndërsa për shkollat 9-vjeçare “Servete Maçi”, “Siri Kodra” dhe “Amet Gashi” për të cilat autoriteti i higjenës nuk kanë lejuar hapjen e dyerve për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno- sanitare, bashkia konfrimon përfundimin e ndërhyrjeve.

Taulant Zeneli, drejtori i menazhimeve të shërbimeve në bashkinë e Tiranës thotë se po ndëryhet në 27 shkolla të kryeqytetit në elemente të sigurisë dhe në infrastrukturë ndërkohë që brenda shtatorit pritet të përfundojnë rehabilitimet edhe në 47 shkolla që kanë po të njëjta problematika.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›