E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, në ndihmë të nxënësve në nevojë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, presidentja e Fondacionit të “Fëmijëve Shqiptarë”, Liri Berisha u është gjendur pranë fëmijëve dhe familjeve me probleme sociale. Në fjalën e mbajtur, zonja Berisha u shpreh se tashmë ndihma në prag të fillimit të shkollës është kthyer në një traditë për këtë fondacion.

Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë priti midis të tjerave një familje nga Tirana, e cila ka katërnjakë, të cilave iu dhuroi artikuj të ndryshëm shkollor dhe veshmbathje si dhe Emanuel Talellarin të cilin e ka ndihmuar me vizitat mjekësore në Turqi.
 

“Në çdo festë të jetë pjesë e familjeve. Edhe fillimi i vitit shkollor ëshët një festë që e kanë vet fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Dhe ne do të donim të ishim prezentë edhe në këtë festë të vitit të ri shkollor”, u shpreh ajo. Me këtë rast, presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” uroi të gjithë fëmijët për një fillim të mbarë shkollor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›