E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, 36 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë

Edhe pushimeve i erdhi fundi. 12 shtatori është dita zyrtare kur nxënësit në të gjithë vendin do të ulen në bankat e shkollës. Rreth 570 mijë nxënës do tu kthehen shkollave, ndërsa 36 000 do të ulen në banka për herë të parë.

Autoritet e arsimit konfirojnë se gjithçka është gati për të nisur vitin e ri shkollor, dhe nuk do të ketë asnjë prej tyre që do të qëndroj e mbyll për shkak të ndërhyrjeve. Po në të njëjten linjë gadishmërie kanë qënë edhe drejtuesit e shkollave te mesme në kryeqytet.
 

Viti i ri parauniversitar përmban 35 javë dhe do të përfundojë në datën 6 qershor ndërsa provimet e Lirimit do të jenë në periudhën 7 dhe 22 qershor. Do të kenë dy periudha pushimi, një në pushimet e Vitit të Ri, rreth 2 javë, dhe një në fund të marsit.

Ndërsa, përsa i përket arsimit të mesëm, ky vit shkollor mbaron më 13 qershor të 2012-s. Ndërsa maturantët kanë 2 javë më pak mësim pasi ata kanë 5 javë provimet e maturës dhe do të përfundojnë në fund të qershorit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›