Bashkia ndihmë në kualifikim për 353 të rinj, Basha: Angazhimi ynë për punësim po jep sukses
TIRANE- Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bankës Botërore u ka mundësuar 353 të rinjve të kryeqytetit, të marrin një profesion dhe të hapin një biznes të ri. Pasi kanë përfunduar kurset profesionale, (një angazhim i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha) shumë të rinj kanë arritur të gjejnë menjëherë një punë apo të vetëpunësohen si rrobaqepës elektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj. 142 të rinj janë trajnuar se si të fillojnë një biznes të ri, 30 të rinj me planet më të mira të biznesit kanë përfituar një grant prej 2500 dollarësh.
Në një aktivitet të veçantë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa u ka shpërndarë çertifikatat dhe çeqet e grantit të përfituar këtyre të rinjve, ka dëgjuar dhe eksperiencat e disave prej tyre, që sot kanë bërë ëndrrën realitet.
Rudina Qoska: “Ëndrrat bëhen realitet. Historia ime fillon thjeshtë fare: Përpara një viti isha thjesht një shtëpiake, po rrisja edhe dy vajza të vogla, e papunësuar dhe rastësisht unë (jam banore e njësisë nr.4) marr vesh që bëheshin kurse trajnimi profesionale dhe me thënë të drejtën e kapa mundësinë, bëra kursin e pastiçerisë, u trajnova 3 muaj rresht. Më pas nuk mbaroi aty, u trajnuam edhe për kursin e biznesit se si të ishim të aftë të menaxhonim një biznes tonin, në rast se do na jepej mundësia dhe duket që tani kemi shfrytëzuar edhe kursin profesional edhe atë të biznesit dhe falë dy trajnimeve, unë personalisht kam ngritur një biznes timin, jo shumë të madh. Është i vogël, modest, por që po shoh frytet e para, është ajo kënaqësia që jam e vetëpunësuar e nuk varem nga askush tjetër, bëj punën time dhe po formoj edhe klientelën tashmë”.
Sajmir Likzeria: “Faleminderit! Unë jam Sajmir Likzelia, vij nga Tirana, vij dhe nga komuniteti rom. Përshëndes edhe Kryetarin e Bashkisë. E mora vesh nga një shok në internet ku më tha se ka aplikime për grante të vogla prej 2500 dollarësh. “Ti ke një minisallë të vogël dhe pse mos ta zgjerosh?!” - më tha mua. Bëra aplikimin, mbarova trajnimin, mu dha mundësia fitova. Faleminderit!”
Kryebashkiaku Basha: Me çfarë e ke sallën?
- Unë e kam sallën me Derra.
Kryebashkiaku Basha: Sa derra ke?
- Tani për tani kam 15 copë, do ta shtojë prapë,
-Kryebashkiaku Basha: U dyfishofshin brenda viti!
Renato Civili: “Në fakt është e vërtetë, ne kemi pasur një ide novative, një agjenci dhe një projekt, projekt vërtet interesant, eksperienca ka qenë pozitive me bashkinë dhe Bankën Botërore. Ne kemi hapur një agjenci e cila jep dhe ofron një paketë apo një grant të gjerë për shërbimet për bizneset. Disa nga shërbimet kryesore që kanë nevojë bizneset janë shërbimi imobiliar, shërbime IT, shërbime trajnim stafi po ashtu për konsulencë, qoftë kredi nëpër banka por edhe për dizanje, marketing. Një pjesë e sektorit të disa planeve të marketingut që ne kemi ka treguar sukses deri tani dhe janë pritur pozitivisht nga klientët tanë, këta dy muaj janë eksperiencë shumë pozitive dhe ka qenë një shtysë dhe fuqizim për kostot fillestare dhe për vazhdimin e biznesit. Është një mbështetje e mirë dhe shpresoj që të kemi shtysa të tilla sa më shumë”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vënë sërish theksin tek interesi strategjik i Bashkisë së Tiranës, për të stimuluar vetëpunësimin, krijimin e bizneseve të reja të vogla, konsolidimin e atyre që ekzistojnë për çdo grupmoshë, në qytetin tonë dhe anembanë Shqipërisë.
“Fokusi ynë kryesor në raport me rininë është krijimi i shanseve sa më të mëdha për punësim dhe sukses. Pra, është përtej çdo dyshimi që angazhimi ynë si Bashki, me komunitetin e të rinjve dhe të rejave që kërkojnë të vendosin aftësitë e tyre në tregun e punës po jep rezultat, po prodhin vende pune, mirëqënie, po prodhon vetëbesim tek rinia e Tiranës. Ju uroj t’ju ecë sa më mbarë biznesi që keni nisur dhe ju uroj gjithashtu që të shërbeni si shembuj, si “dallëndyshe” për të rinjtë e të rejat e qytetit tonë që kanë një ëndërr në tregun e kapitalit të qytetit dhe që patjetër do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të bërë të mundur kthimin e kësaj ëndrre në realitet” - u shpreh kreu i Bashkisë Lulzim Basha.
(BalkanWeb)