“Të bësh ekonomi”, ekspertët: 2013-ta, vit i vështirë për ekonominë
TIRANE - Në emisionin “Të bësh ekonomi” është diskutuar për rënien e konsumit, rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike. Të ftuar kanë qenë ekspertët Luljeta Minxhozi dhe Enea Janko, si dhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadareja. Ekspertët kanë argumentuar se aktualisht bizneset dhe qytetarët kanë pak mundësi për të investuar në ekonominë reale, për shkak të pasigurive për të ardhmen, por edhe vështirësive në klimën për të bërë biznes.
Arjan Kadareja: “Ne kemi shifra të forta të investimeve të huaja direkte, të cilat janë në nivel të konsiderueshëm duke marrë parasysh krizën.”
Enea Janko: “Ju i keni shifrat, por këta që janë përfaqësues të biznesit të huaj”
Kadareja: “Ju kujt i besoni fjalëve apo shifrave?”
Janko: “ Zoti Kadareja ato nuk janë fjalë, ato janë deklarata zyrtare nga përfaqësuesit më të lartë të këtyre biznesve”
Kadareja: “Po pra janë deklarata, unë shoh shifrat, që janë shifra të forta.”
Janko: “Ju mund të keni shifra, por varet ku janë ato investime të huaja direkte, sa të përqëndruara janë në cilat industri dhe çfarë ndikimi kanë në ekonominë shqiptare.”
Kadareja:” Kjo është tjetër gjë.”
Luljeta Minxhozi: “Të gjendet një formë investimi themelore në sistemin financiar. Tregu i kapitalit ti krijojë mundësi, individëve bizneseve jo vetëm të rrisin të ardhurat e tyre, por të investojnë në projektet e ekonomisë reale.”
Për ekspertët Minxhozi dhe Janko, ky vit pritet të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare, ndërkohë që rritja e çmimeve në rast se do të vazhdojë dhe nuk do të jetë vetëm sezonale, do të ketë pasoja direkte të buxhetet familjare. Përsa i përket nxitjes së ekonomisë, të ftuarit në emision kanë ndarë mendimin se duhen vazhduar reformat strukturore për të evidentuar sektorët që do të garantojnë rritjen ekonomike në afatgjatë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)