Policia: 50-vjecari u vetëvar me rripin e pantallonave në komisariatin nr.3
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka dhënë detaje mbi vdekjen e një 50-vjecari në ambientet e komisariatit nr.3 të policisë, në Laprakë.
Sipas burimeve të policisë, “Sot rreth orës 03.40, është gjendur i vetëvarur shtetasi i shoqëruar në ambjentet e pritjes së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë Ndue Kolçi, 50 vjeç, me banim në Tiranë”.
Policia sqaron se ky shtetas është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur në gjendje të dehur. Ai8 është shoqëruar në komisarit për verifikimie.
“Shërbimet e Policisë së këtij komisariati, pas marrjes së një informacioni se në qëndër të Laprakës, gjëndet i shtrirë dhe i gjakosur një shtetas, mënjëherë ka shkuar një Patrullë e Policisë e cila i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar atë në Spital. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, shtetasi Ndue Kolci është shoqëruar në ambjentet e pritjes së komisariatit, pasi ishte në gjendje të dehur dhe me vehte i është gjetur një pistoletë (ku pas verifikimeve nuk ishte armë zjarri).Shoqërimi është kryer, me qëllim për verifikime të mëtejshme nëse ky shtetas, ishte i dëmtuar nga një vepër penale apo autor i saj”, thuhet në deklaratën e policisë.
Viktima dyshohet se, është vetvarur duke përdorur rripin e pantallonave në ambjentet e pritjes së komisariatit. Strukturat e kompente janë duke kryer hetime të mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Po sipas policisë, “Përgjatë qëndrimit në ambjentet e pritjes në komisariat, nga oficeri i policisë, janë kryer procedurat standarte të mbikqyrjes së tij, por duhet të theksojmë se në këto ambjente, lejohet që një shtetas të mbajë sende personale si : celular, syza, orë, unaza, lidhëset e këpucëve, rripi i pantallonave etj, heqja e të cilave nga Policia do të përbënte shkelje të lirive dhe të drejta të njeriut”.
(m.a/BalkanWeb)