Gjermania hedh poshtë kërkesën e Greqisë për reparacionet e Luftës II Botërore
ATHINË- Berlini hodhi poshtë kërkesën e Greqisë për pagesën e reparacioneve për dëmet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble në një intervistë për "Neue Osnabreucker Zeitung" theksoi se popullit grek nuk duhet të lëvizë në drejtim të gabuar.
''Çështja për pagesën e reparacioneve nga Gjermania është e qartë dhe se nuk ka kurrfarë shprese për pretendime të tilla'', deklaroi Schauble.
"Rruga e reformave është e gjatë, grekët nuk duhet të çorientohen. Greqia deri te ky moment ka arritur shumë, por ka ende rrugë", theksoi ai.
Ekspertë grekë kanë konfirmuar se borxhi i Gjermanisë ndaj Greqisë nga Lufta e Dytë Botërore është 162 miliardë euro, prej të cilave 108 miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe 54 miliardë euro kredi okupacioni, të cilën qeveria greke ka qenë e detyruar ta japë në periudhën 1942-1944.
Vlera e përgjithshme prej 162 miliardë euro është e barabartë me 80 për qind të PBB-së së Greqisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)