E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-PS: Sot keni përvjetorin e Enverit, Ruci: Ku e ke Berishën

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli teksa pritej votimi i projektligjeve që u diskutuan në seancën e sotme parlamentare, ironizoi ligjvënësit socialist teksa i bëri thirrje që të votojnë 3 ligjet që do i hanin rritën jeshile Shqipërisë për BE.

“Sot kemi përvjetorin e vdekjes se Enver Hoxhës, votojmë edhe ligjet”, tha Topalli.

Si replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci i kërkoi kryeparlamentares të ndalë provokimet ndaj socialistëve në sallën e Kuvendit teksa vuri në pah mungesën e kryeministrit Berisha.

“Zonja kryetare është e dyta herë që provokon opozitën. Unë po vrisja mendjen që në një seancë kaq të tensionuar , pyetja është ku është kryeministër doktor, tani mendova që mendon akoma që Enveri është gjallë”, tha Ruci.

Topalli: “Është në bashkëbisedim me qytetarët. Ndërsa juve ju shoh të mërzitur keni marrë kurorat, keni marrë aleatët, a prisni vizita.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›