E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia ndryshon buxhetin, Veliaj: Mundësi e re për bonus qiraje dhe kredi të buta për familjet e reja

Bashkia e Tiranës do të ofrojë mundësi për familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet, që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë. Këto kategori do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas tij, mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë.

“Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër. Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja. Ky është një reflektim tjetër, si dhe bonusi i strehimit që ne kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›