Rama: Marreveshja detare me Greqine duhet te riaktivizohet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne komentin e pare qe ka bere pas fitores se zgjedhjeve per qendrimet e Shqiperise me fqinjet, ka folur per “stine vere” ne marredheniet me Greqine. ““Periudha e akullit” mbaroi dhe stina e veres do te rikthehet se shpejti ne marredheniet shqiptaro-greke”,- shprehet Rama ne nje interviste per gazeten greke “Kathimerini”. Kryetari i Partise Socialiste ka folur dhe per ceshtjen e ndarjes se ujerave territoriale mes Shqiperise dhe Greqise. Lidhur me marreveshjen e hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, Rama thote se per kete ceshtje do te diskutohet duke respektuar pikepamjet e dy paleve. “Do te duhet te diskutojme dhe te gjejme menyren e duhur per ta riaktivizuar, me respekt te plote ndaj pikepamjeve te njeri-tjetrit, por nga ana tjeter me gjithe vullnetin e mire qe kerkon nga te dy palet e ardhmja e perbashket”,- eshte shprehur Rama. Ne kete kontekst, Rama ka folur dhe per investimet energjetike ne rajon, duke u shprehur se kjo eshte nje ceshtje ku dy vendet duhet te jene ne nje skuader. “Jetojme ne kohe shume me te ndryshme nga sa para disa vitesh dhe nuk ka menyre te jemi te dobishem per popujt tane, nese nuk ndryshojme dhe ecim bashke me kohen qe edhe ajo ndryshon kaq shpejt. Ajo qe emertohet si “loje energjetike qe u hap ne rajonin tone”, eshte nje loje qe nuk mund te luhet mire, nese nuk synojme shpirt skuadre, nje shpirt skuadre si rajon”,- eshte shprehur kreu i PS-se. I pyetur se cfare pret Shqiperia dhe qeveria e re nga Greqia per procesin e integrimit, Rama shprehet se duhet rinovuar menyra sesi Bashkimi Europian sheh Shqiperine. “Momenti yne eshte i veshtire dhe interesant dhe na “sfidon” te gjitheve ne kete rajon per te rinovuar menyren qe e shohim ne Europen dhe menyren se si Europa na sheh neve. Ne kete kuader, Greqia ka nje rol per te luajtur, sic kemi edhe ne rolin tone”,- shprehet kreu i PS-se, Edi Rama. I pyetur per ndryshimet e para qe do te beje ne vend pas marrjes se detyres si Kryeminister i ardhshem, Rama shprehet se triumfi ne zgjedhe i jep pergjegjesi per te bere nje ndryshim te madh ne vend. “Kishim nje triumf elektoral pa precedent qe na ka ngarkuar me pergjegjesine per te kuptuar para se gjithash se populli shqiptar do nje ndryshim me te madh se sa thjesht ndryshimi i ngjyres politike ne qeveri. Dhe e shoh kete kerkese si nje ndryshim te madh, si nje kerkese per nje fryme te re dhe nje menyre te re te ushtrimit te politikes gjate qeverisjes se vendit”,- shprehet Rama. Pyetjes nese do te kete perndjekje ndaj kundershtareve politike, Rama i shpreh se qytetaret me zgjedhjet e 23 qershorit kane hapur nje epoke te re. “Epoka dramatike e qeverisjes se vendit qe ishte konceptuar si “one man show”, me nje Kryeminister qe ishte njekohesisht President i Republikes, shef i drejtesise, prokuror i pergjithshem, shef i sherbimeve sekrete, madje edhe drejtor i televizionit publik, etj., u mbyll nje here e mire te dielen e kaluar nga populli i Shqiperise. Qytetaret kane hapur nje epoke te re, me shprehjen e qarte te vullnetit te tyre, dhe nuk ka kthim mbrapa”,- shprehet kreu i PS-se per gazeten greke.