E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia ngre task-force per thertoret ilegale Sonila Isaku

Nga sot asnje kasap, punonjes thertoresh apo pronar i tyre, nuk do te mund te tregtoje mish pa vulen e veterinereve te Agjencise se Konsumatorit, ne Bashkine e Tiranes. Sipas nenkryetarit te Bashkise, Petrit Vasili, eshte ngritur nje task-force, qe do te mbeshtetet nga Policia Bashkiake, e cila do te pezulloje 74 subjekte, qe ushtrojne aktivitetin e therjes se mishit, te palicencuar ne territorin e Bashkise Tirane. "Bashkia e Tiranes ka urdheruar ngritjen e nje grupi te perbashket pune, me kualitetet e nje Task-Force te vertete, ku Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit, Drejtoria e Tatimeve te Bashkise se Tiranes dhe Policia Bashkiake, ne tre grupe pune, qe veprojne intensivisht, do te bejne verifikimin dhe pezullimin e ketyre aktiviteteve, te cilet si numer jane rreth 74, por nderkohe verifikimi ne terren mundet te evidentoje pse jo dhe ndonje rast tjeter abuziv dhe do marre masen e pezullimit te menjehershem te tyre", - tha Vasili. Nga ana tjeter, numri dy i Bashkise se Tiranes, nenvizoi se ky institucion eshte i vendosur per t'i dhene fund ketij fenomeni, si dhe u beri thirrje qytetareve te jene te kujdesshem ne blerjen e mishit, ne keto temperature te larta. "Synimi eshte qe aksioni te perfundoje brenda kesaj jave, dhe ekipet jane ne terren. Sigurisht, per cdo lloj rasti ku do te kete apo do te tentohet te kete rezistence ndaj mases se pezullimit te menjehershem, do te nderhyhet dhe do te mbeshtetet nga Policia Bashkiake, per te ndaluar nje here e mire nje fenomen te rrezikshem, ne pikepamje te shendetit publik. Qytetaret ne i ftojme e iu sugjerojme te mbeshtesim idene tone te prere, qe ata duhet te jene shume te vemendshem kur blejne produkte te mishit, te cilet nuk e kane vulen perkatese te Bashkise se Tiranes, sepse ne kete menyre mbrojne me mire shendetin e tyre", - shtoi Vasili. Nga ana tjeter, kreu i Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit, Geron Ibrahimi, tha se strukturat e kesaj agjencie kane qene vigjilente ne kontrollin dhe certifikimin e mishit qe tregtohet, ndersa u beri thirrje qytetareve te blejne mishin, vetem kur ai eshte i vulosur nga punonjesit e agjencise. "Doja t`iu sillja vetem nje shembull konkret, se per te ndergjegjesuar qytetarin, ne rast se kur blejne mish patjeter te kerkojne vulen e Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit, pasi ne nje ngarkese mishi 20 kilograme, ne rast se do te kete nje semundje zonotike te transmetueshme, impakti eshte shume i gjere, ju duhet te llogarisni se ai mish mund te shperndahet ne 100-150 njerez, pasi i tille eshte konsumi", - nenvizoi Ibrahimi. Sipas tij, kontrolli dhe certifikimi i mishit qe tregtohet, parandalon kalimin nje sere semundjesh, nga kafsha tek njeriu. Nga tjeter, sipas Bashkise se kryeqytetit, ato subjekte te tregtimit te mishi,t te cilat plotesojne kushtet higjeno-sanitare, duhet te aplikojne per t'u regjistruar ne zyrat e Bashkise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›