E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi, Kodheli: Jemi pro, nese PD pranon 4 kushtet tona Eva Gjura

Partia Socialiste ka riperseritur qendrimin e saj, se do te jete pro kerkeses per referendum te bere nga PD, vetem nese kjo e fundit pranon te shqyrtoje edhe propozimet per sistemin e drejtesise, projektligjin per importin e plehrave dhe marreveshjen e kufijve detare. Deputetja e PS-se, Mimi Kodheli, gjate nje deklarate per shtyp eshte shprehur: "PS eshte shume dakord per referendumin, por bashke me voten per kufizimin e imunitetit, per te cilin te gjitha palet jane dakord se duhet hequr, te fusim ne referendum dhe te kerkojme mendimin e qytetareve, edhe per propozimet tona qe sigurojne nje drejtesi te pavarur. Te kerkojme mendimin e shqiptareve edhe per ligjin qe lejon importin e plehrave. T'u kerkojme bashkeqytetareve tane te shprehen edhe per hapesiren detare qe Berisha do t'u fale per se dyti, fqinjeve tane". Sipas selise roze, ne seancen e dites se hene, ndryshoi plani per te mbajtur te gjunjezuar drejtesine, ne kembim te heqjes se imunitetit. Kodheli tha se: "Berisha u detyrua te dorezohej dhe te pranonte realitetin. Kushtetuta eshte ligji themelor i shtetit dhe nuk mund te ndryshohet sa here te na teket. Per ne socialistet, ceshtja e imunitetit eshte nje ceshtje e mbyllur, per kufizimin e te cilit te gjitha palet jane dakord". Me tej, ajo ka theksuar se socialistet jane jo vetem nismetaret per ta kufizuar imunitetin, por edhe votuan pro, nen per nen dhe ne parim per projektligjin e dakordesuar. "Ajo qe ne socialistet dhe njerezit e thjeshte te ketij vendi nuk mund te pranojme, eshte nje qeveri si kjo e Sali Berishes. Ne nuk mund te pranojme qe imuniteti te konsiderohet si tejet i rendesishem per integrimin evropian - gje qe eshte e vertete - kurse pavaresia e sistemit te drejtesise, lufta kunder korrupsionit apo crrenjosja e kultures se pandeshkueshmerise, te injorohen totalisht nga kjo qeveri. Ne socialistet nuk do te pranojme, qe drejtesia ne Shqiperi te vazhdoje te mbetet e gjunjezuar perpara pushtetit te Sali Berishes, nuk mund te pranojme qe ky pushtet te vazhdoje te vjedhe Shqiperine, teksa shqiptaret varferohen", - u shpreh deputetja Kodheli, ne deklaraten e saj. Sipas saj, Berishes nuk i intereson aspak imuniteti e integrimi i vendit. Te gjitha keto - sipas Kodhelit - Berisha dhe mazhoranca i bejne vetem e vetem per te mbuluar deshtimet e ketij pushteti. Sipas saj, sot shqiptaret jane me te varfer dhe kriza qe ka perfshire cdo familje e cdo biznes, ndihet me shume se kurre. "Listat jane shtuar, cmimet jane rritur, shqiptaret jane varferuar. Dhe ne vend qe t'i perkushtohet punes qe duhet te bente e per te cilen paguhet, kryeministri vetem flet duke mos bere asgje. Tani na ka hedhur idene e mbajtjes se referendumit", - eshte shprehur deputetja Kodheli, ne deklaraten e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›