Hyn ne fuqi lista e barnave me rimbursim, me 11 barna me pak
Prej pak ditesh, ka hyre ne fuqi lista e re e barnave me rimburism. Per kete vit, pacientet shqiptare nuk do te kene ilace te reja, te perfshira ne skemen e rimburismit. Ekspertet e farmaceutikes shprehen: "Per te qene korrekte, nuk kemi asnje molekule te re per 2012-n. Kemi te njejtat produkte si ne 2011-n, por ne disa forma. Nese do ta shpjegojme ne gjuhe me te thjeshte, kemi nje ilac ne forma te ndryshme, te lengshme ose te ngurte, ampule ose gjilpere. Keto jane te njejtat molekula, i njejti produkt, por ne disa variante. Keto quhen barna qe nuk kane kosto." Edhe ne mbledhjen e fundit te Komisionit te hartimit dhe te rishikimit te listes se barnave, anetaret kane vendosur perfshirjen e te gjitha barnave pa kosto ne liste. Nderkohe, qe nuk jane diskutuar alternativat e reja qe u propozuan nga mjeke e eksperte te fushes. Buxheti i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, per barna, per kete vit, eshte rreth 7 milione dollare. Sipas Kujdesit Shendetesor, ka rritje te shpenzimeve per listen nga viti ne vit per dy arsye: e para, ka shtim te pacienteve qe me pare nuk ishin semure, por tani marrin recete dhe e dyta, nje pacient qe me pare kishte nje semundje, tani vuan nga dy tilla. Keto kane cuar edhe ne rritje te shpenzimeve te rimbursimit.