E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia nis hipotekimin e shtepive te ndertuara para vitit ‘91

Bashkia e Tiranes ka nisur punen per pajisjen me dokumentet e pronesise se banesave te ndertuara deri ne muajin gusht te vitit 1991. Nga vendimi i qeverise qe i hap rruge hipotekimit te ketyre objekteve pritet te perfitojne rreth 5000 familje. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, mblodhi dje grupin e punes te ngritur per kete qellim ne Bashkine e Tiranes, si dhe drejtues te institucioneve te tjera te nderlidhura me kete proces, te cileve u kerkoi qe procesi i pajisjes me tapi te mos zgjase shume. Aktualisht, prane Bashkise jane paraqitur 100 kerkesat e para, ndersa Basha u beri thirrje qytetareve qe te aplikojne prane Bashkise per t’u pajisur me tapi, ndersa tha se periudha e harreses per keta qytetare nga Bashkia e Tiranes ka marre fund. “U bej thirrje te gjithe banoreve, bashkeqytetareve te tjere qe ndodhen ne kushtet ligjore te parashikuara nga ky vendim i qeverise shqiptare, qe kane banesa te perfunduara deri ne gusht te vitit 1991, por qe per cdo arsye nuk kane pasur mundesi te formalizojne pronat e tyre, shtepite e tyre, te paraqiten prane Bashkise se Tiranes dhe te bejne aplikimin fillestar. Ky aplikim do t’i hape rruge brenda nje periudhe jo me shume se tre mujore, te pajisjes tuaj me dokumentin e pronesise”, eshte shprehur Basha. Kryebashkiaku ka kerkuar nga te gjithe institucionet e perfshira ne kete proces qe te procedojne me shpejtesi me shqyrtimin e kerkesave, ne menyre qe te permbyllet vendimi per to, perpara afatit 120 ditor qe percakton vendimi i Keshillit te Ministrave.

“I siguroj te gjithe kryefamiljaret dhe familjaret e ketyre 5 mije banesave, nje veprim te shpejte ne zbatim te ketij vendimi te Keshillit te Ministrave per transparence te plote, per mungesa totale te pengesave burokratike dhe e vetmja gje qe kerkohet nga ata eshte interesimi sa me pare prane Bashkise se Tiranes”, eshte shprehur Basha.

Sipas Bashes vendimi i qeverise percakton mjaft qarte, se cilet jane perfituesit. Sipas tij objekti duhet te kete qene i perfunduar deri ne 10 gusht te vitit 1991, trualli funksional i ketyre banesave duhet te rezultoje fizikisht i lire dhe i pa zene nga ndertime pa leje, te cilat jane subjekt i ligjit per legalizim-urbanizimin e integrimin e ndertimeve pa leje. Objekti, trualli dhe trualli funksional te mos te jene te regjistruara ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme, apo ne ato raste kur jane te regjistruara mungon akti i fitimit te pronesise. Objekti i ndertuar dhe trualli funksional jane te pa trajtuara nga legjislacioni perkates per njohje dhe kthimin e kompensimit te prones apo per legalizimin dhe urbanizimin e ndertimeve pa leje.

Si do te kryhet aplikimi per tapi, ne Bashki

Sipas vendimit te qeverise, qytetaret e interesuar duhet te bejne nje kerkese ne Bashkine e Tiranes. Brenda 30 diteve nga momenti i regjistrimit te kerkeses, grupi i punes, qe Bashkia e Tiranes autorizon, do te perfundoje verifikimin e permbushjes se kushteve te percaktuara ne ligj. Cdo institucion shteteror, i perfaqesuar ne kete proces do te ktheje pergjigje me shkrim, brenda 10 ditesh nga marrja e kerkeses. Ne perfundim te shqyrtimit afishohen prane institucioneve dhe Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te dhenat per kerkesen brenda nje afati prej 45 ditesh dhe ne mungese te cdo pretendimi pas afishimit 45 ditor, i propozohet Kryetarit te Bashkise pranimi i kerkeses. “Ju siguroj qe ore pas propozimit te pranimi te kerkeses, kryetari i Bashkise do te firmose aktet e fitimit te pronesise. Vendimi i Kryetarit te Bashkise do t’i percillet Keshillit te Qarkut bashke me dosjen e plote, do te njoftohen me shkrim te gjithe kerkuesit per permbushjen e kritereve dhe brenda 30 diteve nga miratimi i Keshillit te Qarkut behet kalimi i pronesise ne Zyren e Pasurive te Paluajtshme dhe regjistrohet prona ne emer te familjes ne emer te kerkuesit”, ka bere te ditur Basha.

Kushtet qe duhet te plotesojne objektet, per te marre tapi

• Objektit te ndertuar t’i kete perfunduar karabinaja dhe mbulesa, deri me 10.8.1991;

• Trualli funksional duhet te rezultoje fizikisht i lire dhe i pazene nga ndertime pa leje, te cilat jane objekt i ligjit nr. 9482, date 3.4.2006 "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar. Madhesia e siperfaqes se truallit funksional ne posedim te perfituesit, te jete ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese, deri ne daljen e ligjit nr. 7693, date 6.4.1993 "Per urbanistiken";

• Ne rastet kur madhesia e siperfaqes se truallit funksional, ne posedim te perfituesit eshte me e madhe se ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri ne daljen e ligjit nr. 7693, date 6.4.1993 "Per urbanistiken", ajo siperfaqe kalon ne pronesi nga shteti tek individi, sipas procedurave te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi;

• Objekti, trualli nen te dhe trualli funksional, te mos jene te regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme apo edhe kur jane te regjistruar, mungon akti i fitimit te pronesise;

• Objekti i ndertuar dhe trualli funksional jane te patrajtuar nga legjislacioni perkates per njohjen, kthimin e kompensimin e prones apo per legalizimin dhe urbanizmin e ndertimeve pa leje.

Lista e 36 pallateve, qe marrin lejen e perdorimit

Vetem pak dite me pare, Bashkia e Tiranes vendosi te pajise me lejen e perdorimit 36 pallate te cilet kane devijuar nga leja e ndertimit duke bere shtesa pa leje. Vendimi i Bashkise i hap rrugen hipotekimit te mbi 2 mije apartamenteve ne kryeqytet, prej te cilave perfitojne me shume se 8 mije banore. Bashkia e Tiranes ka bere publike edhe listen e 36 pallateve qe perfitojne lejen e perdorimit dhe adresen, ne te cilen keto pallate ndodhen. Keshtu ne baze te listes perfiton lejen e perdorimit nje banese trekateshe, ne rrugen “Thanas Ziko”. Perfiton lejen e perdorimit nje godine banimi dhe sherbimi 7-kateshe ne rrugen “Don Bosko”; nje objekt nente katesh ne rrugen “Qemal Stafa”, nje tjeter objekt me 10 kate ne rrugen “Hoxha Tahsin”. Nje tjeter objekt qe perfiton eshte dhjete katesh dhe ndodhet ne Komunen e Parisit. Nje godine banimi dhe sherbimi 8 kate ne rrugen “Riza Cerova”; nje objekt pese katesh, supermarket dhe banimi ne rrugen ‘Muhamet Gjollesha”; nje objekt dykatesh ne rrugen e Kavajes; nje objekt 6-katesh ne rrugen “Kongresi i Manastirit”; nje tjeter objekt perfitues eshte godine sherbimi dhe banimi 9-katesh ne rrugen “Reshit Petrela”; perfitojne gjithashtu edhe nje pallat 8 katesh ne rrugen “Budi”, nje pallat 8-katesh ne rrugen “Aleksander Moisiu”; nje godine banimi 7-katesh ne rrugen “Mihal Grameno”; nje pallat 8-katesh ne rrugen “Gjon Buzuku”, nje godine 6-kateshe ne rrugen “F. Bardhi”; nje tjeter pallat 8-katesh ne rrugen “Jordan Misja”; nje godine 7-kateshe ne rrugen “Fadil Rada”, godine 7-kateshe ne rrugen “Nasi Pavllo”, godine 7-kateshe ne rrugen “Ali Spahia”, jane tre godina te tjera ne rrugen e Kavajes dhe nje pallat 9-katesh tek Petro Nini Luarasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›